• |
ide | kryesore

Bruno Fernandes ngre zërin për konspiracion, pas eliminimit: “Të shkojnë të q*hen të gjithë”

-Instant, Sport
Fernandes



Bruno Fernandes shpërthen në transmetim direkt, pas eliminimit nga Maroku. Dalja e Portugalisë nga Botërori, për lojtarët e kombëtares luzitane, ka një fajtor: arbitrin argjentinas të ndeshjes. Pas sulmit të parë nga Pepe, tani edhe Bruno Fernandes ka akuzuar FIFA-n dhe arbitrin Facundo Tello.

Pepe sulmoi hapur FIFA-n vetëm një ditë më parë: “Është e papranueshme që një arbitër argjentinas të drejtonte këtë ndeshje. Në të gjitha 90 minutat plus shtesës ata gjithmonë e ndalonin lojën tonë me faull. Gjyqtari pothuajse nuk dha asnjë karton të verdhë. Kjo është tema e ndeshjes, faullet. Ata ishin me fat që shënuan një gol. Është e papranueshme që një argjentinas të na arbitronte, pas asaj që ndodhi dje, me ankesat e Messit. Pas asaj që pashë sot, ata mund t’ia japin Argjentinës titullin, kështu mbarojmë më shpejt.”

Megjithatë, 39-vjeçari nuk është i vetmi që sulmon drejtimin e ndeshjes. Edhe Bruno Fernandes, pas fitores së Marokut, është i tërbuar dhe ngjall teorinë e konspiracionit të arbitrimit. Sipas mesfushorit, Facundo Tello nuk duhej ta drejtonte atë ndeshje. Një zyrtar i zyrës së shtypit i Portugalisë u përpoq të ndalonte lojtarin e United, por pa rezultat.

REAGIMI I ASHPËR I BRUNO FERNANDES

Fernandes, sipas Goal, i tha anëtarit të Federatës që të mos e prekte dhe ta lejonte të shprehte mendimin e tij: “Mos më prek, do të them atë që kam për të thënë. Të shkojnë të q*hen të gjithë. Më duhet të them se është shumë e çuditshme që është zgjedhur një arbitër që ka ende kombëtaren e tij (Argjentinë, redakto) në garë. Ndërkohë që në Botëror nuk ka arbitra portugez. Arbitrat tanë gjykojnë në Champions League, ndaj kanë cilësinë dhe nivelin për të qenë këtu. Këta arbitra nuk gjykojnë në Champions League, nuk janë mësuar me këtë lloj loje. Nuk e kanë ritmin për ta bërë.

Lojtari i United pretendon një penallti: “Në pjesën e parë pati një penallti shumë të pastër ndaj meje. Nuk e kuptoj pse nuk u akordua. Unë isha vetëm para portës. Nuk kisha pse ta lija veten të rrëzohesha në një situatë të tillë. Më vjen keq mbi të gjitha sepse kishim ndjesinë se mund të bënim një rrugë të gjatë përpara”.

Bruno Fernandes nënvizon në fund se skuadra është e shkatërruar: “Të dhemb të dalësh kështu. Jemi vërtet të shkatërruar, por në futboll është kështu. Pasi shkuam në disavantazh patëm shumë raste për të shënuar, por nuk arritëm ta kthenim lojën në ekuilibër. Na vjen keq sepse ndjenim se mund ta bënim, por nuk ndodhi ashtu”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *