• |
ide | kryesore

I shënoi golin eliminues duke i thyer rekordin para syve: En-Nesyri kërceu 2.78 metra, më lart se CR7 kundër Samp

-Instant, Sport
En-Nesyri



Kërcimi që lejoi Youssef En-Nesyri të mposhtte Diogo Costa ishte historik në çdo aspekt. Së pari sepse lejoi që Maroku i tij të thyente Portugalinë. Me atë realizim, marokenët u kualifikuan për herë të parë në histori në gjysmëfinale të Botërorit. Ata janë skuadra e vetme afrikane që kanë bërë një arritje të tillë. Së dyti sepse, me golin e shënuar në lartësinë 2.78 metra, sipas beIN SPORTS, sulmuesi i Sevillas theu rekordin e Cristiano Ronaldo. Portugezi, në momentin e shënimit të golit të En-Nesyri në pankinë, ishte rekordmen me 2.56 metra lartësi. CR7 realizoi golin me kokë kundër Sampdorias në Marassi më 18 dhjetor 2019.

Lexo më tej: Video/ En-Nesyri dërgon Marokun në histori: eliminohet Portugalia, pa dhe me Ronaldon

“Të gjithë jemi të lumtur. Jam shumë i lumtur me fitoren, falënderoj shokët e skuadrës dhe tifozët. Pasi dështuam në 2018, u thashë shokëve të mi se do të fitonim kundër Spanjës dhe Portugalisë”, janë fjalët e En-Nesyrit. Në shenjë respekti e vlerësimi, portieri Bounou i dorëzoi sulmuesit çmimin e lojtarit të ndeshjes kundër Portugalisë. Një shaka e hidhur e dyfishtë për Ronaldon. Jo vetëm i eliminuar nga Kupa e Botës, por edhe i privuar nga rekordi i kërcimit më lart.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *