• |
ide | kryesore

PD zhvillon sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit, nis votimi në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike zhvillon sot balotazhin e Primareve për kryetar bashkie në 5 degë të vendit, Mat, Diber, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Mësohet se në ambientet e ish-Universitetit UFO në qytetin e Fierit votimi ka nisur e pritet të mbyllet në orën 18:00. Fieri doli balotazh në primaret e fillim dhjetorit dhe sot po votohet midis Evdar Kodhelit dhe Artur Mahmutaj.

Sakaq procesi ka nisur i qetë dhe vijon normalisht.

Në garë për Primaret e Fierit morën pjesë 5 kandidatë, të cilët në zgjedhjet e 4 dhjetorit morën këto rezultate: Evdar Kodheli, 413 vota, Artur Mahmutaj 242, Ermal Hamataj 107, Albano Zhapaj 87 dhe Denisa Mucaj 34. Ne total 883 vota dolen te vlefshme ndersa 4 te pavlefshme.

Në zgjedhjet e se dielës së shkuar u ngritën pretendime se në lista mungonin anetarë të vjetër të PD.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *