• |
ide | kryesore

Regragui krahason Marokun me filmin ikonë të boksit: “Bëjnë tifo për ne sepse jemi si Rocky”

-Instant, F1, Sport
Regragui



“Kur shikon Rocky Balboa, dëshiron të brohorasësh për Rocky. Për punën e tij të palodhur dhe angazhimin e tij. Ne jemi Rocky Balboa i këtij Botërori”: Kjo është metafora e përdorur në konferencën për shtyp nga trajneri i Marokut, Walid Regragui. Tekniku nuk e ka fshehur euforinë pas fitores ndaj Portugalisë. Suksesi i dha ekipit të tij, dhe Afrikës, kualifikimin e parë historik në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Një arritje monumentale, që po festohet nga i gjithë kontinenti: “Ne po bëhemi – shtoi Regragui – skuadra që të gjithë e duan në këtë Botëror. Sepse po tregojmë se edhe nëse nuk ke aq talent, nëse tregon dëshirë, zemër dhe bindje, mund të arrish rezultate të mëdha. Disa do të thonë se është një mrekulli. Por ne fituam pa pësuar gol kundër Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë. E ky është rezultat i punës së palodhur”.

Lexo më tej: Video/ En-Nesyri dërgon Marokun në histori: eliminohet Portugalia, pa dhe me Ronaldon

E tani afrikanët kanë mbërritur në katër më të mirët e botës, por Regragui nuk dëshiron ta mbyllë me kaq: “Ne mund të ëndërrojmë, pse të mos ëndërrojmë të fitojmë Kupën e Botës?”, shtoi Regragui. “Ne kemi eliminuar tashmë disa nga skuadrat më të forta në botë. Nuk do të jetë e lehtë për këdo që të vijë të na mundë”, përfundoi ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *