• |
ide | kryesore

Rezultatet e balotazhit në PD/ Në Dibër fituesi merr vetëm 1 votë më shumë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dibër



Kanë dalë rezultatet e para nga balotazhi i primareve në Partinë Demokratike. Zgjedhjet u mbajtën këtë të diel në 5 bashki të vendit. Garë e fortë në Dibër ku votuan gjithsej 1140 nga 1600 anëtarë. Besnik Alku mori 565 vota ndërsa rivali i tij Ismail Uka 566 vota. Uka fitoi me 1 votë më shumë. Ai do jetë kandidati zyrtar i PD, për bashkinë Dibër.

Fier u shpall fitues i balotazhit Evdar Kodheli me 579 vota. Rivali i tij Artur Mahmutaj mori 360 vota. 10 vota ishin të pavlefshme.

Mat votuan 676 anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force. Pas numërimit kandidati Skënder Gjuci mori 478 vota ndërsa Bukurosh Ballabani 190 të tilla. Të pavleshme u gjetën 8 vota. Si fitues për kandidat i PD-së për kryetar bashkie u shpall Skënder Gjuci.

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Bashkinë e Mirditë. Fitues është shpallur Albert Mëlyshi, me 528 vota, ndërsa kandidati, Aleksandër Lala mori 332 vota.

Procesi i balotazhit të primareve u mbyll edhe në Librazhd. Fitues u shpall Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati Arianit Leka mori 227 vota. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Më 1990 ajo lindi si parti që do përmbyste kultin e Enver Hoxhës si udhëheqës i pazëvendësueshëm, sot pas 32 vitesh, ajo lufton të mbroj Sali Berishën si udhëheqësin e vetëm të saj pas 32 vitesh në krye të saj.

    Më 1990 ajo lindi si partia që do çlironte shqiptarët nga varfëria dhe ironizonte për këtë bllokmenët që ishin në shtëpi me qira, sot dy udhëheqësit kryesor të opozitës e drejtojnë Shqipërinë nga vilat e tyre në Gjirin e Lalzit dhe rezidencat luksoze në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *