• |
ide | kryesore

Serbët: Sonte Kurti do dërgojë forcat speciale në veri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
në veri


Kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiç ka paralajmëruar kaos në veri. Ai thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se “sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë”.

Siç raportojnë mediat Rakiq i ka bërë thirrje KFOR-it që “ta parandalojë depërtimin e njësive speciale ”.

“Në një takim me strukturat e tij të sigurisë, Albin Kurti njoftoi se sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë në veri të Kosovës për ta përndjekur popullin tonë dhe për të kryer Ollujën”, ka thënë Rakiq

“Ky është momenti kur përgjegjësia është e KFOR-it dhe EULEX-it për ta parandaluar kaosin që po e përgatit Kurti”, ka shtuar ai.

Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Televizioni publik serb raportoi se kjo erdhi pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për barrikadat e vendosura të vendit. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Beogradi sillet sikur Kosova eshte ende province e Serbise. Po te njejtin qendrim po mban prej vitesh dhe Tirana zyrtare. Asnje rezolute ne parlament dhe asnje mbledhje te sigurise kombetare ne lidhje me Kosoven.

  2. Serbet njohin vetem nje gjuhe dhe shsiptaret e dine mire: “Sy per sy e dhemb per dhemb”.

    Kjo eshte rruga qe coi ne clirimin e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *