• |
ide | kryesore

“Shoku yt gaboi”: Georgina shpërthen kundër Santos. E motra e CR7 akuzon: “Vranë kombëtaren, vranë një komb”

-Instant, Sport
Georgina



“Sot shoku dhe trajneri yt bëri një gabim. Ai shoku për të cilin ke kaq shumë fjalë admirimi dhe respekti. I njëjti që kur të futi në fushë, pa se si gjithçka ndryshoi, por ishte tepër vonë. Nuk mund të nënvlerësohet lojtari më i mirë në botë, ‘arma’ e tij më e fuqishme”. Kështu ka shkruar në Instagram, Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldo. Modelja argjentinase ka shpërthyer pas daljes së Portugalisë në çerekfinale të Kupës së Botës përballë Marokut. CR7 u fut në lojë në pjesën e dytë nga trajneri Fernando Santos, me luzitanët në disavantazh 1-0. “Nuk mund të mbrosh dikë që nuk e meriton. Jeta na jep mësime. Sot nuk humbëm, mësuam”, përfundoi Georgina.

Lexo më tej:FOTO/ Fundi i përlotur i një legjende: ndeshja e fundit në Botëror, Cristiano Ronaldo ikën nga Katari

MOTRA E CR7 AKUZON: “VRANË NJERIUN DHE KOMBIN”

Edhe më i rëndë postimi i motrës së Ronaldos: “E vranë njeriun, vranë një kombëtare, vranë një komb”. Në historinë në Instagram, Elma Aveiro – siç raporton gazeta sportive A Bola – lëshon hashtagun #fernandosantosout. Një hashtag i qartë që kërkon largimin e Fernando Santos nga kombëtarja portugeze”.

Lexo më tej: Tifozët e Portugalisë, nuk e duan më në fushë Ronaldon: 70% e duan në pankinë me Zvicrën



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *