• |
ide | kryesore

Shpërthime dhe të shtëna gjatë natës, forca të shtuara të KFOR dhe EULEX në veri të Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Shpërthime dhe të shtëna gjatë natës në afërsi të Zveçanit dhe Zubin Potokut. Megjithatë situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Mitrovicës, aktualisht është e qetë dhe pa ndonjë problem.

Nëpër lagjet me popullatë të përzier janë të vendosura forcat e Policisë së Kosovës, të cilat po kujdesen për qetësi dhe rend publik, ndërsa ndryshe nga ditët e kaluara, sot vërehet më shumë prezenca e KFOR-it dhe pjesëtarëve të EULEX-it.

Pak qytetarë shihen nëpër rrugët e veriut, ndërsa forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierë italianë ndodhen mbi urën kryesore të Ibrit në këtë qytet.

Ndërkohë, rrugët për Bërnjak dhe Jarinje vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga barrikadat e vendosura nga serbët.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *