• |
ide | kryesore

Tina Turner reagon pas ndarjes nga jeta të djalit të saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Tina Turner ka reaguar ndaj ndarjes nga jeta të djalit të saj  Ronnie në moshën 62-vjeçare.

“Ronnie, ti u largove nga bota shumë herët. Me pikëllim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur”, ka shkruar këngëtarja në një foto bardh e zi në Instagram. Ronnie ndërroi jetë  të enjten, 8 dhjetor. Shkaku nuk dihet ende, por ai kishte vuajtur nga probleme të ndryshme shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë kancerin.

E veja e Ronnie, Afida, postoi një homazh emocionues për aktorin në Instagramin e saj pasi ai vdiq. “Zoti im Ronnie Turner një engjëll i vërtetë,burri im, shoku im më i mirë. Unë, mamaja jote dhe infermierja  bëmë më të mirën deri në fund. Por këtë herë nuk isha në gjendje të të shpëtoja”, shkroi ajo.

 

Vdekja e Ronnie vjen pas vdee*jes së vëllait të tij më të madh Craig nga një plagë e vetëshkaktuar në vitin 2018 në moshën 59-vjeçare. “Unë ende nuk e di se çfarë e çoi atë në skaj. Ai më tha se kishte takuar një grua dhe do ma prezantonte në ditëlindjen e tij,” tha Tina në një intervistë me BBC tre muaj më vonë. Ai kishte dekoruar apartamentin e tij që ia bleva vite më parë. Punonte me një kompani të njohur të pasurive të paluajtshme në Kaliforni. Ishte shumë i kënaqur.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *