Maroku në gjysëmfinale të një Botërori për herë të parë në histori. Një arritje e skuadrës së Regragui, afrikanët e parë që e bëjnë. E incidentet ishin të pashmangshme, duke patur parasysh edhe atë që ndodhi pasi Maroku mundi Spanjën. Këtë herë e pësoi Portugalia e në kryeqendrat europiane nisën trazirat. Të paktën 74 persona u arrestuan pas incidenteve në Champs-Élysées. Pasojë e festimeve për kualifikimet e Marokut dhe Francës për gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Katar, sipas një raporti të policisë. Policia u desh të përdorte gaz lotsjellës dhe granata trullosëse. Tensioni po rritet në Paris për shkak të përplasjes mes dy kombëtareve, të planifikuar për të mërkurën e 14 dhjetorit.
Projectiles en direction des policiers puis charge et coups de matraque/pied sur un supporter au sol. #Marocco
Tensions en cours sur les #ChampsÉlysées. pic.twitter.com/R36dEcDhDc
— Clément Lanot (@ClementLanot) December 10, 2022
THIKA NDAJ NJË MAROKENI
Marokenë kanë festuar edhe në qytetet të tjera europiane. Mijëra tifozë, të emocionuar nga kualifikimi i Marokut në gjysmëfinale, dolën në rrugët e Milanos. Në këmbë dhe me makina, veçanërisht përgjatë Corso Buenos Aires, me flamuj, bomba tymuese dhe trumpeta për stadium. Në zona të ndryshme të qytetit u ndezën fishekzjarrë. Incidenti më i rëndë është ai i ndodhur në Milano, kur një tifoz është goditur me thikë gjatë festimeve. Marokeni është plagosur rëndë në qafë me një plagë me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në zonën e Buenos Aires në Milano. Sulmuesi, sipas informacioneve fillestare, ishte një burrë nga Evropa Lindore, i cili më pas u arratis. Viktima është transportuar me kod të kuq në spital. Dyshohet se është në rrezik për jetën. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët. Ushtarët e Armatës kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë dhe kanë marrë pamjet nga kamerat e vëzhgimit.
Partono anche i fuochi a #Milano 🎆 qui in corso Buenos Aires #Marocco pic.twitter.com/u2sxUjm4Mz
— Riccardo Despali (@RiccardoDespali) December 10, 2022