• |
ide | kryesore

Video/ Stuhia e breshërit nxjerr skuadrat nga fusha, e kthen ndeshjen: Erzeni i rikuperon dy gola në 19′ shtesë Partizanit

-Instant, F1, Sport, Video
Erzeni



Një barazim 3-3 që nuk i lë shije aspak të mirë Partizanit. Në javën e 13 të Superiores, të kuqtë barazojnë në transfertën e Niko Dovanës. Erzeni i rikuperon nga 1-3 në 3-3 në 19 minutat shtesë. E gjitha për shkak të stuhisë së breshërit që nxorri nga fusha skuadrat dhe shënoi pikën e kthesës. Një pikë që i rri ngushtë Colellas dhe tregon karakterin e të besuarve të Kapllanit.

Një ndeshje që nisi keq për Partizanin. Shijakasit morën avantazhin në minutën e 8 me Nonato, duke e bërë një sfidë në ngjitje për të kuqtë. Kryeqytetasit rritën ritmin dhe e bënë kualitetin të kishte vlerë. Cara barazoi që në minutën e 13, por për përmbysjen duhej ende kohë. Rrapaj shënoi golin e dytë në minutën e 47, duke shpërthyer entuziazmin në kampin e kuq. Misioni u duk i kompletuar në minutën e 55, kur Skuka shënoi edhe golin e tretë.

Erzeni ngjante i pashpresë. Madje edhe pa forcë. Por ndonjëherë gjërat janë destin. Një stuhi shpërtheu në Niko Dovana, me breshërin e fortë që detyroi lojtarët të vrapojnë drejt dhomave të zhveshjes. Pas gati 20 minutash rifilloi ndeshja, por pika e kthesës kishte ndodhur.

RIKUPERIMI I JASHTËZAKONSHËM

Erzeni inistoi në kërkim të barazimit dhe Kadriu në minutën e 12 shtesë ngushtoi diferencën. Shpresë në kampin shijakas dhe panik në atë të kryeqytetasve. E frika më e madhe e Colella ndodhi. Në minutën e 109 VAR akordoi një penallti, që Kahrimanovic e shndërroi në barazim 3-3. Një pikë për të dy skuadrat. Partizani mban kryesimin me 23 pikë, por mund të humbasë nesër kur në fushë të zbresë Tirana, që e ndjek me një më pak. Erzeni është i treti me 21 pikë.

Lexo më tej: Video/ Mezani debuton me fitore në shtëpinë e “armiqve”: vendosi Adeleke, Bylisit i shembet edhe muri i stadiumit



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *