• |
ide | kryesore

Vuçiç: Nuk e urdhëruam ne ngritjen e barrikadave në veri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Në veri



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se u kërkon shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë që të ruajnë paqen dhe të shtensionojnë situatën. “U bëj thirrje serbëve në veri [të Kosovës] që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, – tha ai pas një takimi të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.

Vuçiq tha se “janë marrë masat e duhura për mbrojtjen e atdheut tonë” dhe ka dhënë disa urdhra, por nuk specifikoi më shumë në lidhje me ta. Ai tha se përpara se të “ngrejë alarmin dhe të rrisë gatishmërinë luftarake”, do të përpiqet “një milion herë” për ruajtjen e paqes. Komentet vijnë teksa në veri të Kosovës, disa serbë lokalë ngritën barrikada dhe bllokuan rrugë qysh të shtunën pasdite.

Ata morën këtë vendim pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Vuçiq tha se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”.

“Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai. Vuçiq porositi serbët në veri se sulmet mbi misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe atë të BE-së, EULEX, “nuk guxojnë të ndodhin”Ai tha se ka marrë garanci nga KFOR-i dhe Evropa se “nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme kundër demonstruesve”.

“Do të vazhdojmë të bisedojmë me ta”, tha Vuçiq. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më herët se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat në veri. Shtetet e Bashkuara bënë po ashtu thirrje për çmontimin e tyre. /REL


14 Comments

      1. S’e di eshte shitur apo jo, por cdo gje dhe cdo njeri e ka nje cmim. Keshtu qe te mbajme pazarin lart dhe ishalla bohemi me akoma me shume leke!

      2. jam djali i nje prej analisteve

        babai me ka thene gjithmone qe boterori eshte i shitur por ket nuk e thot dot ne TV

        mos u nxito kur shan

        1. Boterori u shit qe ne momentin qe u vendos te behej ne Katar!

          Dhe Katarit po i dalin lakrat edhe me kete skandalin e korrupsionit te zevendes-kryetares greke te Keshillit te Europes.

          I kishin gjetur thase me pare ne shtepi dhe i kishin kapur babain me ca thase te tjere qe ishte duke i transportuar per diku tjeter. Pare te dhena nga Katari per t’i mbrojt interesat e tij vecanersht persa i perket mbylljes se te dyja syve perballe problemit te qindra punetoreve emigrante te vrare gjate ndertimit te stadiumeve.

  1. Nuk i ngriti ky, por ne rast se do i heqin do dergonte 1000 trupa. Kaq bole jane keta perendimoret euroatlantik sa te hane keto broçkulla, apo perendimi i dirigjon vete keto presione te Serbise ndaj Prishtines per ta gjynjezuar Kosoven sa here iu ofendohet krenaria prej lgbt-je qe i karalterizon.

  2. Pinoku mendon se nuk ia sheh njeri hunden qe i rritet perdite, por edhe BE ben sikur e beson qe te mos acaroje ariun e Siberise.

    Ata qe u larguan “vullnetarisht” nga institucionet e Kosoves, rrogen po e marrin nga Beogradi, por Vucic ben te paditurin, dje the se barrikadat u ngriten sepse ish polici serb u ndalua nga policia, por pas deklarimeve te dy ambasadoreve amerikane, atij ne Beograd e tjetri ne Kosove, edhe Vucic nderroi pllaken e po luan “te pafajshmin”.

    Kete nderrimin e pllakave e ka bere zanat qe prej 32 vitesh, por po behet si semundje ngjitese edhe tek miqte e tij.

    1. Ore ky surrat rospija i beogradit kur gjen shesh ben pershesh. A nuk ju ben pershtypje qe para 2013 beogradi zyrtar ishte shume me i kujdeshem me deklaratat. Per çudi mbas atij viti e ne vazhdim Vuçiç intesifikoi kercenimet dhe presionet ndaj kosoves dhe shqiperise duke fituar terren dhe ne aspektin nderkombetar. Çfare ndryshoi kaq shume eshte pyetja qe do pergjigje.

      1. Nese do ish spiun zor se do ishim ne NATO dhe pa regjim vizash. Jo per gje, por se Big Brother sheh çdo gjë.
        Megjithate, sot ska nevoje per spiune se dolen te gjitha sheshit qe me patronazhistet, e-albania e deri tek te dhenat e drejtuesve te larte te shish, policise dhe qeverise. Dmth me ardhjen e adhuruesit te ish Jugosllavise ne pushtet, Shqiperia doli cullak zbuluar nga te kater anet. Prandaj nuk jane rastesi tketo miqesira Beograd-Tirane te Balkanit të Hapur me alencen Euroaziatike me qender Mosken.

  3. Ne ate vit spiuni i tyre ne Shqiperi, Berisha, humbi zgjedhjet, keshtu qe Beogradi filloi te ndihej nervoz.

    1. Nese do ish spiun zor se do ishim ne NATO dhe pa regjim vizash. Jo per gje, por se Big Brother sheh çdo gjë.
      Megjithate, sot ska nevoje per spiune se dolen te gjitha sheshit qe me patronazhistet, e-albania e deri tek te dhenat e drejtuesve te larte te shish, policise dhe qeverise. Dmth me ardhjen e adhuruesit te ish Jugosllavise ne pushtet, Shqiperia doli cullak zbuluar nga te kater anet. Prandaj nuk jane rastesi tketo miqesira Beograd-Tirane te Balkanit të Hapur me alencen Euroaziatike me qender Mosken.

      1. E vertete. E kam menduar edhe une kete punen e NATO-s, madje edhe te rruges se Kombit.

        SI shpjegohet nqs. eshte spiun pse i beri keto? Kur themi “spiun” ne keto nivele, thjesht do te thote “i influencuar nga” ose “i mbeshtetur nga” nje vend i caktuar. Dhe ajo qe neve na interesojne jane spiunat e vendeve me te cilat interesat tona nuk perputhen.

        Per NATO-n thjesht nuk kishte nga ta levizte ndenjesen se dekospirohej totalisht, ndersa per Rrugen e Kombit… kjo nuk eshte domosdoshmerisht kundra interesit te Serbise.

        Ore, Sala edhe mund te mos jete spiun fare, pertej shume shume koincidencave. Mund te jete edhe thjesht teveqel pa lidhje. Kupton?! Enver Hoxha zhduku dhe vrau cdo gjallese me materie gri qe mund te perbente per te rrezik. Jo se Shqiperia kishte ndonjefare kapitali social mbas 5 shekujsh otomanizem, por gjithsesi ai e zhduku edhe ate pak qe ishte… keshtu qe keta mbeten.

        Ne fund Ramizi per te shpetuar bythen e vete dhe te Nexhmijes i dha pushtetin nje pordhaci pijanec, Tosit edhe nje maloku te zellshem por pa kapacitet, Sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *