• |
ide | kryesore

Berisha: Rama organizoi atentatin ndaj meje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me sulmin ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit, ku u qëllua me grusht nga një qytetar.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se sulmi ndaj tij u organizua nga Rama, pasi ky i fundit nuk e kontrollon dot më opozitën.

“Për fat të keq ai kishte edhe kreun e opozitës, siç faktojnë dhe kjo atij i ka dalë jashtë kontrollit. Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme për ta mbajtur nën kontroll ai këtu e ka humbur betejën dhe tani nëpërmjet procesit gjyqësor kërkon të marrë me çdo kusht flamurin e PD në njërën anë dhe në një akt të pashembullt në 30 vite, në një akt kriminal, ai organizoi një atentat me një kamikaz pa eksploziv ndaj Sali Berishës. Tani jemi këtu dhe keni ndjekur të gjithë debatin që zhvillohet. Sot nuk ka asnjë njeri që vë në dyshim se krimineli i përzgjedhur ishte atë ditë në një mision të strukturuar, organizuar dhe nuk kishte asgjë rastësore. E para. Por vijmë te një çështje e dytë. Edi Rama sipas disave ishte njeriu më i painteresuar. Unë ju them atyre se në Shqipëri, nuk ka një të dytë që të ishte i interesuar për atë gjë. Në Ballkan ishte i interesuar Vuçiçi se i ka shprehur ato. Por unë tani nuk kam pse të rri me teori të vjetra, sepse absolutisht njeriu më i interesuar ishte Edi Rama, për arsye se ai mendoi se në zhurmnajën e madhe të samitit do të mund të japë një goditje të përmasave të papërcaktuara, një goditje kundërshtarit politik dhe forcës që ai përfaqësor. E them këtë edhe njëherë sepse nuk ka njeri të dytë në Shqipëri që është më interesuar se ai. Tani atij opozita i ka dalë dore dhe nuk e kontrollon dot me asgjë”, theksoi kryedemokrati.



34 Comments

  1. Sali Berisha, hetues, prokuror, gjykates!

    Por per fat te mire nuk eshte me ne pushtet keshtu qe le te derdellise per 7 pale qejfe nga kolltuku i Foltores si dopio non grata qe eshte.

    1. Po dihet doktor qe rama e vuri ate kokkarin me te gjujt me grusht. Qellimi dihet.

      Ska qen keq per kara e debila noi her ky vend. Ka me shumice te debilizuar dhe.pjerdhur nga mendte. Vegla pushteti me ose pa vetedije.
      Rampjella punon cdo dite per ti shtuar sa me shume. Iku gerti ne burg jam shtu nja 10 gerta te bom dru nga hashashi .

      Ska bere noi here vaki te dhunohet kreu i opozites, ish kryeminstro, ish presidenti, njeriu me i rendesishem shqiptar ne 30 vite. Asnje smatet dot me ty doktor.
      Rama si impotent ben pabythlliqe te tilla, po ty o doktor vetem zoti mundet askush tjeter ste ndal dot ne misionin temd

  2. Ve bast se Saliu bashkpunon me Ramovicin. Jo drejtperdrejt por terthorazi.

    Biles te gjithe politikanet bejne teater, prandaj nuk ka nevoj per drejtor te ri, pasi jeta e Shqiptarit eshte nje teater modern.

  3. GJIGANT, je apsolutisht i qarte ne cfare deklaron dhe cfare vepron. Ai “kamikazi” i paguar nga BANDA SOROS-RIVDEKJA, veproi me nje saktesi prej profesionalisti sepse kishte nje plan dhe skenar te qarte. Qellimi ishte qe protestuesit te rrezonin pengesat metalike dhe te perballeshin me BANDITET me UNIFORMA/PAUNIFORMA. Gjthe makineria GEBELSIANE e NAZISTIT SOROS, ishte gati ne pritje per te manipuluar urrejtjen dhe zemerimin popullor duke e shitur si “destabilizim”, “tentativ per puc te opozites destruktive, proruse apo antiperendimore”. Ti, si UJK PLAK qe je, e nuhate dhe nuk re ne gracken e tyre. Perplasja ndermjet miletit dhe BANDES RIVDEKJA, do te ndodhi por jo kur e kerkon BANDA, do te ndodhi kur duhet, KAQ!

  4. Deluzioni i saliut ka arritur maja ta paprekura ndonjehere me keto konstatime duhet te konsiderohet si i cmendur

  5. Shikoji keta minjte e bodrumeve me ne krye Jorgo karin. Edhe gjuhen shqipe,nuk dijne ta shkruajne por komentet i lene se kane hall te sufllaqes,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *