• |
ide | kryesore

Lëndë plasëse në një biznes në Tiranë, shkak dyshohet konfliktet e pronarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës te Komuna e Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një parukeri pranë kompleksit “Kikia 2”, në rrugën “Jusuf Vrioni”. Biznesi është në pronësi të Amrald Canajt. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit. Blutë sqarojnë se bëhet fjalë për një sasi kapsollë detonatore të vendosur që ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme të vogla.

Hetuesit kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë pasur. Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar nëse është filmuar lëvizja e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *