Ditën e sotme është zhvilluar një protestë në njësinë administrative të Levanit në Fier, lidhur me mungesën e energjisë elektrike.
Sipas burimeve për News 24, prej 10 vitesh banorët e rreth 10 fshatrave të njësisë administrative Levan në Fier vuajnë ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.
Situata bëhet problematike edhe më tepër në stinën e dimrit, kur si pasojë e motit të keq ndërprerjet janë 24-orëshe.
Ndërkohë që kërkesat e banorëve kanë rënë në vesh të shurdhër lidhur me këtë çështje, ata kanë vendosur që të dalin në protestë para Prefekturës së Fierit, për të përcjellë shqetësimin e tyre.
Pas takimit me Prefektin Lefter Shehaj, ata janë shprehur mosbesues ndaj zgjidhjes së problemit teksa kanë theksuar se nëse nuk do të ketë një zgjidhje konkrete do të vazhdojnë përshkallëzimin e protestave deri në bllokim rruge.