• |
ide | kryesore

Ra aksidentalisht në përrua, ndërron jetë 59-vjeçari në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 59-vjeçar i identifikuar si L. B. është gjendur i pajetë në Elbasan. Ai u gjet nga banorët e zonë në një përrua. 59-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *