• |
ide | kryesore

Tensionet në Veri të Kosovës, Borell thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Ndaloni konfliktet dhe dialogoni!

-Instant, Lajme, Të fundit


Bashkimi Europian i ka bërë sërish thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të de-përshkallëzojë tensionet, të ndalojë konfliktet dhe t’i kthehet dialogut me Kosovën.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell ka bërë me dije se BE kërkon fuqimisht që dy vendet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Për t’i dhënë fund përplasjeve dhe vendosjes së barrikadave, palët duhet t’i kthehen bisedimeve”, ka thënë ndër të tjera Borell.


6 Comments

  1. Borrell u drejtohet gjithnje njesoj si Kosoves edhe Serbise, per te cilen i qan zemra, ndaj i ve ne nje kandar.

    Kur ke jetuar nen diktaturen fashiste te Frankos deri me 1975, si asnje vend tjeter ne Europe, Vucic te duket jo aq i keq.

    Madje, aq mire merret vesh ky i fundit me Z. Borrell sa edhe cdo dy jave ta therrase ai ne Bruksel, bashke me Kurtin sigurisht, si te ishin nxenes shkolle e jo politikane qe drejtojne vendet e tyre, per cudi Vucic nuk refuzon, sikurse Samitin ne Tirane!!!

  2. Roli i BE-se, se paku publikisht, ky eshte, se ai eshte mbi te gjitha nje bashkim ekonomik jo ushtarak.

    BE-ja mundohet t’i flasi serbeve pro Europiane, jo ekstremisteve se keta te fundit i kane te taposur veshet.

    Keshtu qe normal qe te dyja paleve do t’ju beje thirrje, se ndryshe i bie qe eshte pale me njeren nga palet.

    1. Vertet o pallkari eshte baskim ekonomik, madje marreveshje tregetare, ppr pse nuk marrim masa te karakterit ekonomik ?
      Psh mund te ndalojne financimet per fajtorin (serbine) ose mund te shkojne me tej e te vendosin sanksione jo vetem per kete fakt por edhe si pergjigje ndaj mbeshtetjes ndaj Rusise te ciles cdo jave kjo BE-ja ekonomike i shton nga nje kufizim e sanksion.
      Pastaj, ne se jane bashkim ekonomik, pse na cajne trapin me te drejtat e njeriut, lirite e individit e deri me te drejtat e pakifizuara te bytheqirave ?

      1. Po bravo. Ke te drejte! Te krijojme nje geto ruse ne mes te Ballkanit dhe te Europes. Me shume se c’eshte.

        Persa i perket fjalise se fundit, ekonomia nuk funksionon pa shoqeri.

        Pastaj c’karin do me bytheqirat ti? Po leri o plak njerezit te qihen ne bythe e ne goje e ne vesh e ne hunde e ne kerthize e ku t’i doje kari. Homoseksualet perbejne nje fete te rendesishme te tregut.

  3. Opa, 2 partite me te medha ne pushtet te Hollandes kane propozuar qe t’i kerkohet EU-se rikthimi i regjimit te vizave per Serbine. Kjo nuk ka te beje me Mitrovicen, por me emigrantet, megjthate ne kete kontekst, eshte nje goditje ne aspektin psikologjik dhe te moralit tashme te ulet ne popullaten serbe.

  4. Vendet e BE kane te drejten qe nese anullimi i levizjes se lire per nje vend te caktuar nuk miratohet unanimisht, seicili prej tyre ben anullim vizash brenda territorit te tij.

    Me mbeshtetjen qe ka Serbia nga fuqite kryesore te BE, çka duket ne raportin me Kosoven, Holanda mund te beje anullim vizash per territorin e saj, ndonese eshte shtet themelues i BE ne Traktatin e Romes.

    Por kjo norme ligjore e BE, qellimisht nuk perdoret per Kosoven, ndonese do te sigurohej levizja e lire e shqiptareve ne vendet qe e njohin pavaresine e saj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *