• |
ide | kryesore

Tragjike në Britani, tre fëmijë ranë në liqenin e akullt dhe humbën jetën

-Instant, Lajme, Planet



Tre djem të moshës 8, 10 dhe 11 vjeç kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një liqen të akullt në Solihull. Ndërkohë një djalë i katërt 6 vjeç po lufton ende për jetën. Katër të rinjtë u dërguan në spital në një gjendje kritike pasi pësuan arrest kardiak. Ata ranë në ujin e akullt të liqenit në Babbs Mill Park në orën 14:30 të ditës së djeshme.

Policia tha se kërkimet në liqen po vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka të tjerë në ujë, pas raportimeve se deri në gjashtë fëmijë mund të jenë të përfshirë në ngjarje. Dy fëmijë të moshës 12 vjeç ishin duke luajtur në akull kur ai u ça. Kjo gjë i shtyu miqtë e tyre të vrapojnë drejt liqenit dhe të përpiqen t’i ndihmojnë fëmijët në rrezik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *