• |
ide | kryesore

Vendoset të premten/ Kulisat e garës për kreun e ri të SPAK

-Instant, Kryesore, Lajme



Një njoftim i thjeshtë, në një vend që bie fare pak në sy në faqen në internet të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, njofton se këtë të premte në 16 dhjetor do të zhvillohet një nga ato ngjarje që ka ndezur ditët e fundit debatin politik në vend: votimi për shefin e ri të SPAK. Në njoftim bëhet e ditur se në orën 10 00 do të dëgjohen me radhë të tre kandidatët, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili e më pas do të votohet për zgjedhjen e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Që të tre prokurorëtt e SPAK u shpallën në 21 nëntor si të aftë për të vazhduar garën për zëvendësimin e Arben Krajës të cilit i mbaron mandati në fund të vitit. Dhe që nga ky moment ka nisur një betej e nëndheshme se cili do të jetë ai që do të kontrollojë nga lart fatin e këtij institucioni të rëndësishëm të akuzës. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e ndërgjegjshme në fund të mandatit të saj se reforma në drejtësi po shkon për lesh vuri alarmin se ky proces mund të manipulohet nga ata që duan të pengojnë çështje përvëluese që janë në hetim e sipër.“Procesi i zgjedhjes duhet të jetë i pamanipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë,” shkroi ajo në Twitter një ditë pas përzgjedhjes së tre konkurentëve, sukur të ishte informuar se loja e pushtetit për kapjen e SPAk kishte nisur.

Lexo me tej:

Video/ “Përplasja” Rama-Kim, dueti i reformës së vdekur të drejtësisë 

Ashtu sikurse ka njoftuar edhe më parë Lapsi.al është informuar nga burime brenda KLP-së se loja lobuese mes kandidatëve të pushtetit dhe diplomatëve perendimorë është shumë e fortë. “Diplomatët nuk e fshehin se i preferuari i tyre është Altin Dumani” i vetmi nga prokurorët që nuk ka bërë marëveshje me majat e pushtetit për të vazhduar garën” i pohoi Lapsit një zyrtar që është në brendësi të kësaj dosjeje. Po sipas zërave brenda forumeve të larta të drejtësisë Rama ka dhënë direktivë se do Edvin Kondilin, por rilindasit nuk do të kishin probleme as me Adnan Xholin, si zgjidhje kompromisi.

Formalisht kreu i KLP-së, Alfred Balla, që ka një nga 13 votat për zgjedhjen e së premtes, i mohoi akuzat për manipulime dhe trysni në një prononcim për BIRN. “Ne s’kemi ndonjë ndërhyrje dhe presion deri tani. Të paktën mua s’ma ka shprehur asnjë anëtar”, deklaroi ai.

Andi Bushati: Guri qesharak i Yuri Kim-it 

Por ama si kurrë ndonjëherë më parë ambasadorja Kim u vu në fundjavën e shkuar në tehun e sulmeve nga qeveria. me një procedurë të jashtëzakonshme ministria e jashtme shpalli se ajo është në prag të largimit nga vendi.

Pikërisht kjo thyerje e kodit elementar diplomatik është interpretuar nga shumë faktorë që po e ndjekin lojën e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK si një mesazh i qartë për anëtarët e KLP-së: “mos dëgjoni Yuri Kim që do ti’u mbrojë nga manipulimet, sepse ajo edhe pak javë është në këtë vend, ndërkohë që Edi Rama që iu këkon votën është për gjatë”.

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Se sa ndikim ka pasur loja e palëve do të merret vesh të premten paradite ku do të shihet nëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vendosë për të preferuarin e perendimorëve apo për ata prokurorë që kërkon të vendosë qeveria. Ky do të jetë edhe një lloj testi për të parë nëse në drejtësinë tashmë të kapur, a u ka mbetuar apo jo ndonjë lloj influence amerikanëve. Nuk është çudi që ata që do votojnë ta bëjnë këtë duke qeshur me paralajmërimet alarmante të ambasadores në largim. 

©Lapsi.al

 



17 Comments

  1. I pari duket i korruptueshem, i dyti i kercenueshem, (thjesht me foto seksi)… vetem ky i treti se c’ka nje pamje qe mund te jete aq i krisur sa per t’u bere hero.

    1. Mbase vjen dikush qe te vije era drejtesi sot me qindra dosje korrupsioni dhe PPP te frikshme flene neper sirtare do zoti vjen dikush qe te jete i afte duke u dhene pergjigje ketyre dosjeve mbase edhe ketu do vije dita qe edhe i forti te kete frike nga ligji qe ay I korruptuari te mendohet 2 here kur ti vjedhje ato leke te pakta qe mblidhen nga it popull I varfer mbase eshte e larget ajo dite ?Ndoshta kurre ? Spak tregoni qe ky vend do te behet nje dite

      1. Do vije nga qielli apo nga ata qe perzgjodhi Ramses?

        Dukesh pak naiv dhe leshko,. Se pari duhet te kuptosh situaten, se dyti duhet te zgjedhesh nje ane, se treti ana jote duhet te fitoje.
        Po nuk i kuptove, je si shumica e fugshpuarve , as niveli i jorgo kellires nuk je.

        Por mos u deshpero, ruaje shpreses se nje dite do zbrese nje alien, kete here do zgjidhet i preferuari rames.

        Mos u dorezo, do vije ajo dite, do vije!

        1. Nese ketu nuk behet drejtesia MOs prisni qe te funksionoje ne c do shtet demokratik Baze eshte drejtesia 32 vite ne Shqiperi eshte vjedhur dhe vazhdon te vidhet edhe do vazhdoje te vjedhin ata qe do vine ne te ardhmen dhe keshtu qe nuk ka per tu bere ndonjere shtet une nuk jam me asnje parti pasi keta aktore te perfshire ne politiken shqiptare si PD / PS /LSI jane provuar disa here dhe nuk Kane dhene rezultat dhe ketu ka vdekur shpresa qe nuk mund te behet kush ka qene i zgjuar e ka kuptuar dhe eshte larguar

      2. @Olsi: Shqiperia nuk ka alternative tjeter pervecse BE-se. Dhe rruga drejt BE-se ka si kusht te panegociueshem “the rule of law”.

        Procesi mund te zvarritet, por nuk mund te ndalet.

    2. Une them fiton Rama, Kim ben gjoja sikur e kundershton, Por ben lojen e Rames. Me aq lek sa ka marre Kim ka fillu kercen valle per ramen.

  2. 13 persona të zgjedhin një drejtues të një institucioni tepër të rëndësishëm!!!Ai për mendimin tim duhet të zgjidhet nga e gjithë trupa e drejtësisë përfshi dhe shoqatën e avokatëve.Madje dhe çdo kush ka përfunduar Fakultetin Juridik, studentët që ndjekin këtë fakultet dhe të gjithë ata shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që kanë përfunduar Juridikun në Shqipëri e në vëndin ku jetojnë.Keshtu mundësia për manipulim minimizohet.

  3. Berisha ngre akuza pas publikimeve të HomelandJustive, ose HomelandJustice i falsifikuar mbështet deklaratat e Berishës. Por, ajo që është e padiskutueshme në gjithë këtë histori është fakti që Sali Berisha e ka ngritur të gjithë retorikën e tij akuzatore mbi një grup të rremë ne Telegram, i cili sulmon jo vetëm qeverinë, por edhe SHBA. Dhe e gjitha në fakt bën sens. Sali Berisha më shumë se ç’ka hesape politike me Edi Ramën, ka një hall të madh me Non grata-t nga SHBA dhe Britania e Madhe.

    1. Po cflet o tope, je vidhisur fare, po prapr berisha e paska fajin edhe per hackers iraniane mo?

      Po piji o ne orar ilacet se u bere gazi i botes.

    1. dhuna tridhjetë e dy vjeçare verbale që ky njeri ka ushtruar mbi këdo që s’i ka pëlqyer dhe mbi kundërshtarët e tij politikë; m’u kujtuan pritat e pafundme që ky bandit politik iu ka zënë kundërshtarëve politikë, nga jugu në veri, duke përdorur bandat e rrugës dhe, pastaj, duke i mbrojtur aktet e tyre me sloganin e tipit “socialistët nuk i duan në Shkodër…”; m’u kujtua dhuna e tij mbi deputetët kundërshtarë në Libofshë të Fierit në vitin 1994,ti shpellkari salihut i ores 20:35,salih metaj berisha eshte vete Faji ne kete vend,por perdorimi i Haloperidolit ne menyre jo te rregullit te ben dem,ti e shikon salihun ne vend te babes o cecen

      1. Kam pershtypjen se ti duhet te jesh bir i ndonje ish oficeri.
        Me letra se ne te vertete do jesh biri biologjik i komandantit te babit.
        Pastaj nuk e di pse kam pershtypjen qe vjen dhe era perc.
        Mbase ke dhe pleshta akoma nga ato te gjyshit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *