• |
ide | kryesore

Yuri Kim takon Ramën: Jemi në një mendje, institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Deklaratë e Ambasadës së SHBA në Tiranë

Ambasadorja Kim u takua me Kryeministrin Rama më 12 dhjetor për të rishikuar arritjet në marrëdhënien SHBA-Shqipëri gjatë vitit 2022 dhe për të diskutuar mënyrat për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit gjatë vitit 2023.

Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për udhëheqësinë dhe kontributet e rëndësishme të Shqipërisë gjatë vitit të parë të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Roli i Shqipërisë në KSKB ka qenë me rëndësi kritike për çështje të rëndësishme globale, përfshi mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit nga Rusia.

Ambasadorja Kim njohu kontributet e Shqipërisë në integrimin dhe stabilitetin rajonal, përfshi gjatë thirrjeve të Shqipërisë për vetëpërmbajtje në veriun e Kosovës. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë dënuar të gjitha sulmet ndaj agjencive kosovare dhe ndërkombëtare të sigurisë si dhe kërcënimet për dhunë dhe kanosje, si dhe shprehën mbështetje të plotë për KFOR-in dhe EULEX-in. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë nxitur palët që të punojnë brenda kuadrit të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që përbëjnë shqetësim.

Ata diskutuan mënyrat për të ndërtuar më tej mbi arritjet historike në marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri, përfshi aftësitë dhe kontributet ushtarake në rritje të Shqipërisë si aleate në NATO. Ambasadorja riafirmoi mbështetjen e fortë të Shqipërisë përballë sulmeve kibernetike të Iranit.

Ambasadorja Kim i përcolli përgëzime të ngrohta Kryeministrit për mikpritjen e suksesshme të Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, duke vërejtur se është hera e parë që një samit i tillë është zhvilluar jashtë Brukselit. Ajo ritheksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin vendosmërisht integrimin e plotë të Shqipërisë si anëtare e BE-së. Në këtë kontekst, ata diskutuan arritjet, si dhe sfidat, në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Ata ishin në një mendje se është kritike që institucionet e drejtësisë të Shqipërisë të jenë të pavarura dhe të guximshme në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Ambasadorja Kim dhe Kryeministri Rama pohuan se, teksa mbyllim vitin që shënon 100 vjet nga vendosja fillestare e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, partneriteti ynë është më i fortë se kurrë.


46 Comments

    1. Largimi pa lezet i një amerikaneje
      Nga Armir Shkurti – 18:44, 12/12/2022

      Lexova një editorial të Juri Kim. Ambasadore e SHBA në Shqipëri. Titulli: ‘Korrupsioni gërryen potencialin e Shqipërisë’.

      Uuuaau! Çfarë zbulimi! Nëse këtë ‘editorial’ do ta kishte bërë në fillim të vitit 2020, kur erdhi për herë të parë, edhe hahej. Vinte nga seftja, e patrazuar me zhulin e Shqipërisë dhe ka kuptim ‘editoriali’. E fus për të dytën herë në thonjëza ‘editorialin’ sepse ky është karagjozllëk më vete, pjesë e atij korrupsioni ku bën pjesë edhe vetë zonja Kim. Është pjesë e korrupsionit politik.

      Editorialet i bën kryeredaktori, ose personi që ndërton politikën e një institucioni mediatik. Jo një I huaj. ‘I huaj’ në kuptimin ‘jashtë kësaj media’. O ai që drejton median në fjalë, nuk drejton dot kurrizin dhe ndjehet i përkëdhelur që ambasadorja e SHBA boton tek ai, ose kot që e drejton, se nuk njeh termat dhe gjinitë e gazetarisë.

      Më lart kam thënë ‘pjesë e atij korrupsioni ku bën pjesë edhe vetë zonja Kim’, gjë të cilën kam detyrë ta shpjegoj.

      Nëse i referohemi Transparency International, vitin e kaluar vendi ynë humbi 35 vende në renditjen botërore të korrupsionit. Sot ne ndodhemi gjithnjë e më në fund, me më të korruptuarit e globit, tregues që është përkeqësuar gjatë mandatit të Juri Kim.

      Reforma në drejtësi, e iniciuar dhe sponsorizuar nga SHBA, kritikohet nga gjithë palët, sidomos nga publiku.

      Në raportin e TI flitet për shfrytëzimin e pandemisë për të rritur autoritarizmin, abuzimin me të drejtat e njeriut dhe rritjen e korrupsionit. Specifikisht për Shqipërinë! Dhe kjo ka ndodhur kur ambasadore ishte Juri Kim!

      Autori i shfrytëzimit të pandemisë për rritjen e autoritarizmit, abuzimit me të drejtat e njeriut dhe i korruptuar, mori mbështetjen për një mandat të tretë qeverisës edhe nga zonja Kim, si përfaqësuese e SHBA. Ndërkohë që kurrë nuk u vërejt nga përfaqësuesja e vendit kampion të demokracisë që në një dorë ishin mbledhur gjithë pushtetet, përfshi atë vendor, gjyqësor madje edhe …opozita!

      Ishte ky person, me tagrin e përfaqësimit të shtetit më të dashur për Shqiptarët, që nga shkallët e PD–së u kërkoi demokratëve të mos ndjekin Sali Berishën, duke përdorur sloganin e diktatorit Hoxha ‘edhe bar do të hamë e parimet nuk i shkelim’

      Duke ‘mos parë’ totalitarizmin e Ramës me kompani dhe revoltën e mbledhur në popull prej një regjimi që ka asgjësuar demokracinë dhe kufizuar liritë, kjo zonjë ishte kumbara e njëfarë ‘Alibeaj’, bedel kryetar të PD–së, një njeri që rri pa asnjë votë a mandat në një vend të caktuar saktë se si merret.

      Ju po e lini Shqipërinë një vend më të keq seç e gjetët, zonja ambasadore. Po ashtu, ju po i lini shqiptarët me më pak besim se ç’kishin në vendin tuaj para se ju të vinit.

      Keni qenë e përfshirë në gjithë këto momente, ndaj guxoj t’ju akuzoj. Ose më saktë, të them hapur atë që e thonë me zë të ulët shumë prej atyre që ju mbajtën me.. kimet.

      Lamtumirë, pas asnjë mall a dëshirë për t’ju parë sërish.

  1. Po foto nga takimi ?!
    Gjithsesi edhe ai njoftim i Ministrise se Jashteme mbeti me nje “te shkuara, te harruara”, sic themi ne shqiptaret…

  2. O ju qifsha pavarsine tuaj o kurva . Ju jeni shkaktaret e vetem te padrejtesise ne kete vend o karakurva .
    Te qifsha ropt o pallosh , ropt edhe patronazhisteve

  3. Berisha ngre akuza pas publikimeve të HomelandJustive, ose HomelandJustice i falsifikuar mbështet deklaratat e Berishës. Por, ajo që është e padiskutueshme në gjithë këtë histori është fakti që Sali Berisha e ka ngritur të gjithë retorikën e tij akuzatore mbi një grup të rremë ne Telegram, i cili sulmon jo vetëm qeverinë, por edhe SHBA. Dhe e gjitha në fakt bën sens. Sali Berisha më shumë se ç’ka hesape politike me Edi Ramën, ka një hall të madh me Non grata-t nga SHBA dhe Britania e Madhe.Dolen bllof te gjithe shpellkaret mediatik te salih metaj,politika eshte shah o cecene

    1. Po ik o debil se t sdi as si luhet shahu, ik ha noi kafshate sufllaqe nga e jorgos, se ty fuga ste jep sufllaqe se sdi te komentosh

  4. le te vdesin nga marazi shpellaret e PeDes Zj Yuri Kim dhe Edi Rma kane mardhenie te shkelqyera ndersa non graten nuk e takon asnjeri vetem qim Peka Komenton per mardheniet e Edi Rames dhe Yuri Kim dhe nje handikapat si Genc Burimi hahahahahahahahah

    1. Car lloj mardhenie eshte kur kryekari i ketij vendi i ulet ne gjunje atij te brukselit ne mes te sheshit.
      Mund te quhet vallezim grek apo ta mar ne goje? Pergjigju evgjit patronazhist!+

  5. Ambasadorja me e paafte dhe e korruptuar pas LU per kete do hyni ne historin e Shqiperise.

    Si mbeshtetesit me te keqinj te reformes ne drejtesi

    Si armiqte me te medhenj te shqipetareve

    Si armiqte me te medhenj te opozites( nje rast unikal)

    Si me te korruptuarit me dollaret e droges

    Keta jeni ju Kim e Lu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *