• |
ide | kryesore

Biznes i shkuar keq: një sipërmarrës anglez kishte prodhuar 18 mijë fanella për Anglinë kampione

-Instant, Sport



“It’s coming home”, këndojnë tifozët anglezë para dhe gjatë pothuajse të gjitha turneve ku merr pjesë kombëtarja e Tre Luanëve. Megjithatë, edhe këtë herë trofeu nuk do të shkojë në shtëpi. Në fakt, siç dihet, skuadra e Southgate u eliminua në çerekfinale 2-1 nga Franca. Këtë herë tifozët besuan vërtet, por ka edhe nga ata që e besuan edhe më shumë. Ky është rasti i një biznesmeni. Një sipërmarrës anglez, në fakt, kishte vendosur të bënte deri në 18 mijë fanella për Anglinë kampione. E tani…

Një sipërmarrës anglez mjaft optimist, Karl Baxter, kishte vendosur të bënte 18,000 bluza për të festuar triumfin (sipas tij) të Anglisë në Katar 2022. Historia, siç e dinë të gjithë, shkoi ndryshe, dhe tani administratori i deleguar i Wholesale Clearance UK e gjen veten me një barrë të rëndë për të hequr qafe. Bluzat, në ngjyrë të bardhë, të kuqe dhe blu, shkruajnë në pjesën e përparme “Anglia, fituese e Kupës së Botës 2022, më në fund në shtëpi”. Fanellat do të shiteshin me një çmim prej 29.99 paund, por sipas të gjitha gjasave askush nuk do t’i blejë ato.

KËRKESA E DËSHPËRUAR E BAXTER

Ky sipërmarrës, i shkatërruar si nga eliminimi anglez, ashtu edhe nga investimi i dështuar, foli për Daily Star: “Jam i shkatërruar nga eliminimi. Isha vërtet i impresionuar me paraqitjen e Anglisë në Katar. E isha i sigurt se do ta fitonin turneun e këtij viti. Kur një furnizues m’u ofrua për shitjen e fanellave, thjesht nuk mund të thoja jo. Por tani më kanë mbetur 18,000 fanella që thonë se fituam. E nuk jam i sigurt se çfarë të bëj”. Më pas apeli: “Unë do të doja t’i kërkoja tifozëve anglezë të blejnë një nga fanellat. Le ta mbajnë si një copëz historie. Një kujtesë se sa mirë luajti skuadra jonë gjatë turneut. Edhe pse nuk kanë fituar, ata janë sërish fitues në sytë e mi”.

Por a beson vërtet zoti Baxter se, pavarësisht se ka ulur çmimin e fanellave nën 10 £, disa tifozë anglezë do të jenë mjaft të guximshëm për t’iu përgjigjur apelit të tij? Një ëndërrimtar i pashërueshëm…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *