• |
ide | kryesore

“Çmendet” shqiptari në Itali, sulmon makinën e një zonje me tre fëmijë

-Instant, Arkiva, Lajme
Akuzohet se ka abuzuar me pacientë të mitur, arrestohet mjeku alternativ shqiptar në Itali



Një 31-vjeçar shqiptar në Itali është vënë në prangat e policisë, pasi nën efektin e alkoolit, ai fillimisht theu xhamin e përparmë të makinës së një zonje shtatëzënë që kishte tre fëmijë në makinë me vete, sepse ajo nuk kishte vënë sinjalin e kthesës për të sinjalizuar ndryshimin e drejtimit.

Më pas ai ka rrahur partneren e tij përballë karabinierëve, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Por ai nuk e ka lënë me kaq, duke sulmuar edhe karabinierët, të cilët më pas e kanë vënë në pranga.

Ngjarja ka ndodhur në Kajro Montenotte në provincën e Savonës dhe shqiptari akuzohet për “dëmtim”, “rrahje” dhe “rezistencë ndaj një zyrtari publik”.

I proceduar me shpejtësi në gjykatën e Savonës, pasi kaloi natën në dhomën e sigurisë së komandës krahinore të Armës, ai i kërkoi falje gruas së tij, gruas së cilës i kishte shkatërruar xhamin e përparmë të makinës, duke premtuar se do të shlyente dëmet dhe më pas u kërkoi falje edhe karabinierëve që kishte tentuar t’i sulmonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *