• |
ide | kryesore

Ç’lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim

-Instant, Blog, Lajme
Rama yuri spak



“Kam tre vite në Shqipëri, dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë”. Këtë mesazh, që ua kishte përcjellë me sms disa njerëzve të saj të besuar në Tiranë, menjëherë pasi doli njoftimi i Ministrisë së Jashtme se tashmë kishin filluar procedurat për ta zëvendësuar, Yuri Kim e tha edhe publikisht të martën, gjatë një konference të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Arsyeja se përse kryediplomatja amerikane u detyrua ta bëjë një pohim të tillë është e lehtë të merret me mend. Kupola e shtetit të rilindjes u mundua të japë mesazhin se pesha e saj është zbehur, se ajo s’ka pse dëgjohet si më parë, pasi është një ambasadore në largim, që po shtyn në Tiranë ditët e fundit të saj.

Në datë 8 dhjetor, me anë të një Twitteri, ministria e jashtme theu çdo rregull diplomatik duke i dhënë gjoja përgjigje mediave vendase, për t’i informuar se ka filluar procedura e largimit të Yuri Kim. Duke nëpërkëmbur një korrespondencë konfidenciale me Departamentin e Shtetit ajo mëtoi të jepte mesazhin se roli i ambasadores është duke u zbehur (linku këtu poshtë).

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Lapsi.al e ka shpjeguar dhe më parë se një manovër e tillë ishte larg se qeni naive. Ajo tentonte të rriste presionin e pushtetit për zgjedhjen e të preferuarit të Ramës në krye të SPAK. Dhe për ta arritur këtë, me sa duket, nuk kishte rrugë tjetër veç dhënies së mesazhit me kosto të lartë se nuk ka pse dëgjohet një ambasadore, që nuk do jetë në ditët e ardhshme në këtë vend (linku këtu poshtë).

Prapaskenat/ Kreu i SPAK, përplasja mes amerikanëve dhe rilindasve 

Pikërisht kjo analizë e bazuar në fakte dhe burime konkrete, që bëri përgjatë javës së shkuar Lapsi.al u vertetua dhe nga deklarata e përbashkët që selia e rrugës së Elbasanit lëshoi pas takimit Rama- Kim. Pikërisht në momentin kur qarqet politike dhe media po zienin për çarjen mes kryeministrit dhe ambasadores, kur ata iu kthyen arkivave për të evokuar kritikat e Ramës për diplomatët që komentonin në publik hidhërimin apo gëzimin e tyre për vendimet e drejtësisë, apo ato të Kim se po tentohet të manipulohet me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK në publik u shfaq teksti i deklaratës së përbashkët (linku këtu poshtë).

Yuri Kim takon Ramën: Jemi në një mendje, institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura 

Për të dekriptuar më mirë, përmes tekstit të saj, se në ç’pikë ndodhet marëdhënia mes shefit të qeverisë dhe ambasadores, Lapsi.al iu drejtua për ta komentuar atë një diplomati të vjetër. Konkluzioni i tij qe se ky dokument i hartuar me konsensusin e të dy palëve tregon një kujdes të tepruar të Kim për demostruar se nuk e ka prishur marrëdhënien me shefin e qeverisë, por ama nga ana tjetër tregon këmbënguljen e saj, se nuk heq dorë nga beteja për ta caktuar shefin e SPAK. “Shikoni me vëmendje -tha burimi i Lapsi.al- në deklaratë qeveria përgëzohet për kontributin në Këshillin e Sigurimit të OKB, për organizimin e samitit të BE-së, për rolin stabilizues në rajon. Pra deri këtu amerikanët kanë treguar karrotën. Por pjesa kur ata kërcënojë me shkop gjendet në paragrafin e fundit ku ndryshon edhe stilistikisht deklarata. Nëse në të gjithë renditjen e sukseseve përdoret togfjalëshi “ambasadorja njohu”…, “ambasadorja shprehu”…, tek pika nevralgjike, ajo për drejtësinë gjuha ndryshon, njëjësi i lë vendin shumësit dhe angazhimit të të dyja palëve. Aty thuhet: “Ata (pra Rama dhe Kim) ishin në një mendje, se është kritike që institucionet e drejtësisë të Shqipërisë të jenë të pavarura dhe të guximshme në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre”.

Andi Bushati: Guri qesharak i Yuri Kim-it 

Pra sipas burimit të Lapsi.al, amerikanët kanë dashur të sheshojnë çdo konflikt, të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur për mënyrën skandaloze si u soll ministria e jashtme vetëm e vetëm për të arritur një pakt për kreun e ri të SPAK. Kjo deklaratë në teori ata ia kanë marrë fjalën Ramës për të zgjedhur të prreferuarin e tyre. “Nga leximi i tekstit shikohet një lloj taktike që amerikanët e përdorin me aleatët e tyre autokratë, ata i përkëdhëlin publikisht, për ti marrë ndonjë lëshim nën tavolinë. Vetëm kështu shpjegohen furçat e shumta në rreshtat e parë të deklaratës në të cëilën e vetmja pikë e rëndësishme është zotimi për drejtësinë e pavarur”, tha burimi i Lapsi.al.

Pra sikurse kuptohet Yuri Kim ka gëlltitur edhe ofendimet personale edhe aludimet se asaj i ka rënë pesha, vetëm për të arritur, të premten, e 16 dhjetorit objektivin se  duhet të vendosë ajo për pasardhësin e Arben Krajës. Dhe pas takimit me Ramën dhe paktit të përkohshëm mes tyre ajo nxitoi ti sigurojë antarët e KLP-së që do të votojnë këtë fundjave se nuk është një ambasadore në largim, por se kam tre vite në Shqipëri, “dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë”.

©Lapsi.al



35 Comments

    1. Lojra kastravecash

      Ti moj kerme ske aq tru per lojra ti, nje souvlak dhe e mbylle. Aq edhe shume biles

      Ler bushatin se di ca me shume, shume me shume si ti.

      1. Ke fol fiks si ato plakat e keqija… 😅😅😅

        “Ti moj kerme… ” 😂😂😂

        Andi di, por i ka syte e erresuar nga xhelozia.

        Rama u be kryeminister ndersa ai ketu si legen me Shkullakun duke gatuar lajme pacavure.

          1. Nuk aspiron te behet hajdut, dhe per kete arsye ben gazetari te keqe?!

            Se nuk e di a e ke vene re, por gjysmat e lajmeve ketu tek Lapsi nuk jane lajme, por propagande anti-qeveritare.

        1. Moj kerme eshte shprehje e bukur, sidomos ne kontekstin tend .

          Ti qan hallin e shkullakut, njerezit qajne hallet e tyre . Komentuesit qajne hallin e te tjereve. Rama ben leke.

          U be lesh arapi kjo pune .

          Vetem rama po fiton ndersa te tjeret grijne sallate kot.

          Ti moj kerme hahah bere ndonje postim sot per sufllaqen e perditshme? Shkruaj shpejt moj korbe se do ngordhesh per buke

    2. “Loje” ndermjet dy hajduteve, dy mafiozeve skllever sorosian, dy te korruptuarve ne palce, dy “armiqeve” ne kurriz te miletit dhe Shqiperise, cfare loje tjeter pret e tjerr me llafe bosh sikur mileti nuk e din, thjesht eshte ceshje kohe, ne mos sot neser, ne mos neser nje dite, ne mos ne kete dynja, ne ate tjetren… pyesni Ylli Xhabirin nese keni ndonje paqartesi, KAQ!

  1. nuk ka pare media me ordinere se ju. Jeni koke e kembe shembillimi i Sali Berishes. Nuk ka dite qe nuk publikoni lajme si ky i sotmi, tmerresisht spekullative e kospirative. Kur iu lexon juve ngjan sikur degjon Berishen ne parlament. Po mire ai e ka nje hall se Amerika e shpalli non grata e si bie dot drejt per drejt amerikes e i bie ambasadores (edhe militantit kok kar me i humbur e di qe eshte amerika mbas non gratas e ambasadorja eshte thjeshte perfaqesuesja), po ju te lapsit ca halli keni kunder amerikes? Apo iu dhemb shume qe lideri qe ka 18 pallate ne mes te Tiranes ka njollen si i korruptuar?

    1. në rrugë zyrtare dërgohej miratimi dhe në rrugë informale, informohej Shkëlzeni, që “detyrimi u krye”. Ky ishte shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit.

      Fakte të ngjashme ka dhe në Ministrinë e Financave dhe ende nga disa zyrtarë ruhen sms-të e Shkëlzenit, që u lutej ta kalonin shpejt “Memo”-n për Gërdecin.

      Pra historia e këtij faksi nuk tregon asgjë më shumë, se sa faktin që brenda shtetit shqiptar, ishin njerëzit e Shkëlzenit, të cilit i raportinin atij privatisht. Si në çdo organizatë mafioze.Ambas Kim nuk largohet dhe per nje kohe te gjate,ju te lapsit nuk e degjuat ambasadoren

  2. si sju vjen turp qe shani qeverin more maluketer Olsi rama erdhi nga usa ketu qe te japi shembullin personal ju sja dini per nder Aq shum punon olsi sa dhe shkelzeni i sales nuk punoi athere ,,,,Te premten do duket nese fiton hajduteria apo amerika dhe shqiperia se berisha dhe rama jane bashke,kane dale me teorit e sales ps tani qe amb kim i ben ne kok te vet gjerat hahaha

  3. Leximi ose jo i një gazete është fakultativ. Çdo gazetë ka një profil të saj. Unë personalisht lexoj këtu sepse kam përshtypjen që është i vetmi portal që nuk bën propagandë dhe është i vetmi që nuk publikon lajme të paverifikuara.
    Nuk e kuptoj përse qaheni!!!

    Lapsi bën vetëm një gabim: nuk censuron komente jo konstruktive, dhe që prishin debatin.

    1. ca thu o shoku, Lapsi ben propagande nga mengjesi deri ne darke. Quhet propagande dhe kur e ben per opoziten e jo vetem per qeverine

      1. “Loje” ndermjet dy hajduteve, dy mafiozeve skllever sorosian, dy te korruptuarve ne palce, dy “armiqeve” ne kurriz te miletit dhe Shqiperise, cfare loje tjeter pret e tjerr me llafe bosh sikur mileti nuk e din, thjesht eshte ceshje kohe, ne mos sot neser, ne mos neser nje dite, ne mos ne kete dynja, ne ate tjetren… pyesni Ylli Xhabirin nese keni ndonje paqartesi, KAQ!

        1. the US government and federal bureaucracy is beyond corrupt. No one can have any confidence in the government’s ability to carry out their responsibilities objectively, fairly and competently.

  4. Raportet mes KM dhe Ambasadores se SHBA, znj. Kim, kane qene pergjate mandatit diplomatik shume te aferta e bashepunuese ne cdo aspekt, madje si askush tjeter me pare.

    Mbeshtetja per Ramen per 3 vite, me dhe pa vend, shpesh u komentua gjeresisht ne shtyp e mediat sociale edhe duke vene pikepyetje apo shprehur habi.

    Por njoftimi i Ministrise se Jashtme per fundin e mandatit te Ambadadores, jo pa cinizem, nxorri ne pah ngërçin ne kete raport miqesor.

    Pa dashur te spekuloj per shkaqet e tij, si qytetar i Shqiperise nuk kam deshire as te degjoj telenovela e as histori me 007.

    Por mendoj se raportet shteterore e zyrtare nuk duhet e nuk mund te shnderrohet ne raporte personale, simpatie apo qejfmbetje, çka vetem demton marredheniet mes dy vendeve ne dobi ose cenim te karrierave personale.

    1. the US government and federal bureaucracy is beyond corrupt. No one can have any confidence in the government’s ability to carry out their responsibilities objectively, fairly and competently.

  5. Gjullurdinë e kanë krijuar të dy.Por Amerika duke dashur të nxjerrë jashtë loje Berishën harroi se mund t’i kthehej në bumerang.Gjysmen e popullsisë të djathtën antikomuniste dhe më pro ameikane e bënë kundër.Tani shikojnë që dhe reforma shkoi mjaft për keq bëjnë presione që siç duket Rama nuk i përfill.Shikojne që vëndi po kalon në monizëm kërkojnë t’i ndreqin gjërat më Spakun porse nuk e zotërojnë dot.Ate e kontrollon gjatuci.Pra dhe këto deklarata të njëanshme dhe të përbashkëta janë lojë e Amerikës së majtë që po diskreditohet.

    1. Amerikes nuk iintereson se ka pluralizem apo monizem. Shumicen e diktaturave moniste i mbeshtet.
      Asaj i intereson ne se jane nen hyqmin e saj apo jo, dhe Ramazoni po mundohet te dale koke me vehte.
      Sa per maredheniet dy paleshe, ato jane tipike marredhenie vasaliteti. Ky eshte koncepti amerikan per bashkepunimin. Ajo komandon, ti zbaton. A do ta pranonte valle amerika qe ambasadori shqiotar atje te nderhynte per te zgjedhur kryeprokurorin amerikan ?
      Ja ky eshte modeli i partneritetit dhe bashkepunimit amerikan.
      Shkurt, lufte brenda bandes kush do te jete kapua.

    1. Nuk eshte se na plas shume se ca loje luhet… Deshet Kolumbine?!! Ca ndryshimi ka republika a bananeve nga Republika e Banana King-ut?!

  6. “Loje” ndermjet dy hajduteve, dy mafiozeve skllever sorosian, dy te korruptuarve ne palce, dy “armiqeve” ne kurriz te miletit dhe Shqiperise, cfare loje tjeter pret e tjerr me llafe bosh sikur mileti nuk e din, thjesht eshte ceshje kohe, ne mos sot neser, ne mos neser nje dite, ne mos ne kete dynja, ne ate tjetren… pyesni Ylli Xhabirin nese keni ndonje paqartesi, KAQ!

  7. Berisha mblodhi shumë duatrokitje dhe shumë tituj mediash me figurën letrare që përdori në përvjetorin e partisë. E duartrokitën në atë sallë ku foli edhe ata që dikur i kishte rrahur, i kishte përzënë me sharje e shkelma nga partia, apo i kishte përdorur për interesat e tij më të pandershme politike. Duartrokitën ata që u dhunuan fizikisht vite më parë, ashtu si edhe ata që u hodhën në llogoren e zjarrit për të mbrojtur mynxyra që s’i besuan kurrë as vetë.Ju mediat e rublave e keni bere ameriken sikur eshte nje vend si vicidoli i salih karaxhic berisha i vellezerve Karaxhic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *