• |
ide | kryesore

Deschamps nuk i trembet Marokut: “Nuk do të ndryshojmë edhe pse mbrojnë mirë”

-Instant, Sport
Deschamps


“Si do të kalojmë mbrojtjen e tyre? Ne do të sigurohemi që të gjejmë një mënyrë. Ata kanë aftësi shumë të mira mbrojtëse, ky është një fakt. Por do të jetë qëllimi ynë t’i vëmë në telashe. Duke folur për ekipin tim, nuk më habit performanca. Megjithëse për shumë ishte kompeticioni i tyre i parë ndërkombëtar dhe nuk e dija si mund të reagonin emocionalisht”, ishin fjalët e trajnerit të Francës, Didier Deschamps në prag të gjysmëfinales kundër Marokut.

“Nuk do të ndryshojmë nga një ndeshje në tjetrën – shtoi Deschamps -. Ne gjithmonë duam që të kemi topin dhe të jemi në gjendje të shënojmë. Cilësia e lojtarëve nuk është e mjaftueshme, nuk ka vetëm një sekret apo një recetë të mrekullueshme. Ka shumë gjëra për tu kombinuar. Fjala ime kyçe është përshtatja”. Trajneri francez foli më pas për individët, duke u ndalur tek Griezmann: “Antoine ka qenë shumë i mirë. Ai është një lojtar që ka këtë aftësi për të ndryshuar fytyrën e skuadrës. Ai bën një volum të madh loje, ai sjell prekjen e tij teknike. Në një rol ndryshe, që i shkon shumë. Kënaqet kur bën një ndërhyrje, njësoj si për një pasim. Mendon gjithmonë kolektivisht. Ka dhjetë vite në nivelin më të lartë, ka patur momente më të vështira, por ka këtë mentalitetin që kanë lojtarët e mëdhenj: është gjithmonë aty kur duhet”.

Duke folur për kolegun e tij në pankinën e Marokut, ai shtoi: “Urime atij dhe stafit të tij. Ata kanë arritur diçka përrallore. Nuk më pëlqen termi ‘armiqësor’. Rreth Marokut ka një zjarr shumë të rëndësishëm popullor, publiku është shumë i zhurmshëm. Lojtarët e mi janë paralajmëruar, është pjesë e kontekstit. Ta dish paraprakisht është gjithmonë më mirë. Lojtarët e mi e dinë se çfarë do të presin”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *