• |
ide | kryesore

Escobar: 2 janë kushtet e SHBA për nismën “Ballkani i hapur”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ballkani i hapur



I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka rrëfyer edhe një herë se si e sheh Uashingtoni nismën “Ballkani i Hapur”. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” ai thotë se SHBA ka një qëndrim të qartë për këtë çështje.

“Qëndrimi ynë sa i përket Ballkanit të Hapur është shumë i qartë. Ne mbështesim të gjitha nismat për integrim ekonomik rajonal, me dy kushte. E para, që ato t’ju sjellin më afër Evropës dhe të mos bien ndesh me obligimet tuaja evropiane, qoftë të Procesit të Berlinit apo çfarëdo nisme të udhëhequr nga BE-ja.

Dhe e dyta, që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të lejohen që t’iu bashkohen [nismave] si anëtarë me të drejta të plota. Deri më tani, Ballkani i Hapur kualifikohet në këto dy kategori. Tani, nëse dështon që t’i respektojë ndonjërën nga këto dy kushte, ne absolutisht që do të tërheqim mbështetjen për Ballkanin e Hapur” – tha ai.

I pyetur nëse anëtarësimi i Malit të Zi në këtë nismë do të rrezikojë destabilizimin e këtij vendi, Eskobar thotë se nuk e sheh kështu.

“Jo. Nuk mendoj sepse të jem i qartë, nisma e Ballkanit të Hapur po përfiton nga trendet ekzistues të integrimit rajonal. Dhe COVID-i e ka përshpejtuar këtë integrim në rajon sepse njerëzit nuk mund të udhëtonin përmes transportit ajror, ata udhëtonin me vetura. Udhëtonin më shumë me vetura në rajon.

Keni parë serbët duke shkuar në bregdetin shqiptar, keni parë biznesmenët shqiptarë duke bërë më shumë biznes në Beograd, duke shkuar atje për t’u vaksinuar. Keni parë lidhje shumë të rëndësishme të energjisë dhe transportit midis Maqedonisë së Veriut dhe pjesës tjetër të rajonit.

Pra, kjo veçse po ndodh. Pyetja është se si të krijohet më së miri momentumi për t’i larguar barrierat për tregti të lirë. Prandaj, qoftë Proces i Berlinit, Ballkan i Hapur, CEFTA, Këshill për Bashkëpunim Rajonal apo treg i përbashkët rajonal, ne i mbështesim të gjitha” – tha Escobar. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. “”” Dhe e dyta, që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të lejohen që t’iu bashkohen [nismave] si anëtarë me të drejta të plota. “””

    Deri tani asnje shteti ballkanik nuk i eshte ndaluar pjesmarrja ne kete nisme.
    Te dyja pikat qe ky permend jane te plotesuara.
    Duke pare dhe komentet me pas , ky e thote troc qe eshte PRO kesaj nisme.
    Me kete komentin e sotem , ky ja hoqi argumentin qe perseriste LAPSI qe USA jane kundra Ballkanit te Hapur.
    Cfare do thote tani Bushati & Shkurdhaku ?

  2. Keta e kthejne pllaken si ti shkoje per mbare ne moment.
    Cpune ka ky qe ve kushte dhe sillet si i plotfuqishmi lagjes. Ne mjes kimetja ne darke ky na jane bere si kujdestare konvikti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *