• |
ide | kryesore

Gërdeci/Ish-ministri i Drejtësisë: Shkresa e shënimit për Shkëlzen Berishën e falsifikuar

-Instant, Lajme, Të fundit
aldo-bumçi


Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi ka folur për mediat pasi u pyet nga SPAK për çështjen “Gërdeci”. Bumçi tha se ka shprehur qëndrime dhe veprimet e tij për këtë çështje. Ish-ministri thotë se në një shkresë është bërë një shënim për Shkëlzen Berishën, djalin e kryetarit të PD, Sali Berisha, por që sipas tij, është e falsifikuar. Ai thotë se kjo shkresë nuk është shkruar nga ai, pasi nuk ka ngjashmëri me shkrimin e tij.

Fjala e Bumçit:

“Ministria e Drejtësisë  kishte një sërë vërejtjesh dhe vendimi nuk miratohet. Atëherë vendosen kontakte midis dy ministrive që të merrnin parasysh vërejtjet. Por n qëndrimin zyrtar Ministria e Mbrojtjes i kemi dërguar që nuk kemi vërejtje. Siç e ka MD besoj edhe organet e drejtësisë, përgjigja e dërguar nga ne nuk ka shënime të tilla, veçse me datë dhe protokolle të shënuar. Kur ne i kemi çuar MB që nuk kemi vërejtje del një shkresë që ka një shënim për zotin Shkëlzen Berisha, por kjo shkresë është e falsifikuar dhe nuk i qëndron asnjë testi. Përgjigja jonë ishte disa ditë më parë se sa shkresa. Nuk kishte nevojë për një shkresë jetë MB sepse ata e kishin shkresën.

Por nëse unë kisha nevoja të komunikoja me Shkelzen Berishën do e bëja me faks? S’ke nevojë të çosh. Ministria i kishte shkresat të faktuar, shënimi në cepin e shkresës për zotin Shkëlzen Berisha. Ministri i Drejtësisë lë shënime për vartësit e tij dhe këto shënime të miat janë në shkresa të ministrisë që kam shërbyer. Por nuk ishte as imitim i shkrimit tim. Çështja u shqyrtua kur unë isha deputet i thjeshtë kam ndërmarrë dy akte. Si përgjegjësi politike kam rreshtuar faktet dhe kam bërë kallëzim penal në atë kohë dhe kam kërkuar të hetohet kaligrafia. Nuk ka dy shkrime njësoj, por e theksoj nuk ishte as imitim i shkrimit tim”.


9 Comments

  1. Drejtesi per ata 26 veta qe humben jete ne pafajsi te plote dhe ata qe u moren jeten ja hodhen pa lagur ose me ca denime qesharake Kush ka qene i perfshire heret a vone duhet te vihet drejtesia ne vend Gerdeci nje plage e pasherushme ne drejtesine Shqiptare Turp turp.

    1. Spaku ka kohë të merret me një çështje tragjike vërtet por e gjykuar.Ketu po hardallis korrupsioni , vjedhja,droga dhe është minuar demokracia këta kthehen shumë vite prapa!!!Harxhoni energjinë me skandalet e tanishme e mos i tallni me shpirtrat e viktimave të asaj tragjedie.

  2. Mire do ishte te pyetej dhe Atasheu Amerikan ne ate kohe por kam frike se ndonje prokurori mund ti pelqej shume gjuetia pastaj si Kostes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *