• |
ide | kryesore

Marrëveshja për shqiptarët/ “Mbyllet” rruga e La Manshit për në Britani

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kalimi me gomone drejt Britanisë së Madhe përmes kanalit të La Manshit nuk do të jetë më “zgjidhje” për shqiptarët. Një marrëveshje mes dy qeverive, e njoftuar sot nga kryeministri Rishi Sunak parashikon që Home Office do të kthejë menjëherë shqiptarët, duke ulur në minimum shanset e përfitimit të azilit.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka thënë se “shumica dërrmuese” e shqiptarëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe pa viza do të kthehen menjëherë në atdheun e tyre falë kësaj marrëveshjeje.

Rishi Sunak prezantoi një paketë me 5 pika për emigrantët që mbërrinin në Britani përmes kanalit të La Manshit me gomone.

Pika e fundit, kishte të bënte pikërisht me shqiptarët.

Ai përsëriti shifrat para deputetëve, kur tha se një e treta e të gjithë atyre që kanë mbërritur me gomone këtë vit – gati 13,000 njerëz – kishin ardhur nga Shqipëria. Ndërsa vende si Gjermania, Franca dhe Suedia refuzuan pothuajse 100 për qind të kërkesave për azil nga shqiptarët, shkalla në Britaninë e Madhe ishte 45 për qind, tha ai.

Para vitit 2021, vetëm një pjesë e vogël e migrantëve erdhën në Mbretërinë e Bashkuar nga vendi i Evropës Juglindore, me numrin që u rrit në 800 vitin e kaluar dhe 13,000 në 2022. Rreth 85 për qind e të ardhurve bënë kërkesa për azil, por vetëm një pjesë e vogël – vetëm 1 për qind – u janë trajtuar rastet e tyre.

Lexo edhe: Pashaporta e Dua Lipas në shoqërinë e spaktaklit

Lexo edhe: Rama:T’i trajtosh shqiptarët si Vikingët që pushtojnë Anglinë, qesharake!

Lexo edhe: BBC/ Aventura me gomone e emigrantit shqiptar, humba mijëra para

Shqiptarët deri tani kanë përfituar nga procedurat e zgjatura të verifikimit nga Home Office. Pasi akomodoheshin në hotele në pritje të një vendimi që mund të zgjaste edhe një vit, ata ishin larguar duke përfituar nga kontaktet me të afërmit e tyre atje.

Sipas marrëveshjes së re me Shqipërinë kjo nuk do të jetë më e mundur. Oficerët e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohen në aeroportin e Tiranës dhe punonjësve të rastit në Britani do t’u jepet udhëzime të reja duke e cilësuar Shqipërinë si një vend të sigurt.

Nuk ka asnjë njoftim nga qeveria shqiptare për këtë marrëveshje, por sipas mediave britanike autoritetet në Tiranë ofruan garanci se do të mbrojnë viktimat “të vërteta” të trafikut dhe ato në rrezik të ritrafikimit, u shpreh Sunak.

Kryeministri britanik tha se procedurat e Home Office do të ndryshojnë, pasi do të kërkohen “prova objektive” para se një azilkërkues të klasifikohet si viktimë e skllavërisë moderne.

“Si rezultat i këtyre ndryshimeve, shumica dërrmuese e pretendimeve nga shqiptarët thjesht mund të shpallen ‘qartësisht të pabazuara’ dhe ata individë mund të kthehen me shpejtësi”, tha kryeministri.

“Një njësi e dedikuar e përbërë nga 400 specialistë të rinj do të fillojë brenda javësh me synimin për të larguar mijëra shqiptarë në fluturimet javore gjatë muajve të ardhshëm derisa të pastrohet numri i kërkesave të mbetura nga vendi”, tha ai.

Sunak tha se do të sigurohet që kushdo që arrin në Britaninë e Madhe me rrugë të paligjshme do të “ndalohet dhe kthehet shpejt” dhe nuk do të jetë në gjendje të vonojë heqjen e tyre me “pretendime të rreme”.

“E vetmja mënyrë për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për azil do të jetë përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore,” u tha ai deputetëve.

“Mjaft do të thotë mjaft” u shpreh Sunak para deputetëve.

Shqetësimi për emigrantët shqiptarë që bëhen pjesë e bandave në Britaninë e Madhe ka qenë një shqetësim i hershëmë në këtë vend. Situata u amplifikua në media pas reklamimit të udhëtimeve të paligjshme në rrjetet sociale.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman foli për një pushtim të Britanisë së Madhe nga vala e re emigracionit nga kanali i La Mansh, duke vënë në shënjestër shqiptarët.

Një opsion ishte edhe eksportimi i emigrantëve të paligjshëm drejt Ruandës në Afrikë, por për momentin u vendos që shqiptarët të riatdhesohen në vendin e tyre./Lapsi.al

https://news.sky.com/story/rishi-sunak-announces-plan-to-fast-track-removal-of-albanian-asylum-seekers-12767266



4 Comments

  1. në rrugë zyrtare dërgohej miratimi dhe në rrugë informale, informohej Shkëlzeni, që “detyrimi u krye”. Ky ishte shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit.

    Fakte të ngjashme ka dhe në Ministrinë e Financave dhe ende nga disa zyrtarë ruhen sms-të e Shkëlzenit, që u lutej ta kalonin shpejt “Memo”-n për Gërdecin.

    Pra historia e këtij faksi nuk tregon asgjë më shumë, se sa faktin që brenda shtetit shqiptar, ishin njerëzit e Shkëlzenit, të cilit i raportinin atij privatisht. Si në çdo organizatë mafioze.

  2. Oh sa qejf qe nuk do te kalojne la manshin me gomone.
    Ndoshta Shkulaku di ndonje rruge tjeter psh me parashute ose me not.

  3. Bizneset i ka manja me shoke o jarga greke. Kinezi ta sjell mallin pa leke, manja te merr leke ku ti dale dhe kjo eshte mire per ju kurvat e qeverise?
    Ky quhet biznesmen i suksesshem?
    Simbas arqen arixhiut, po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *