• |
ide | kryesore

Rama: Kosova është shtet sovran, për çfarë duhet ta ndihmojë Shqipëria me forca policore?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur se a do ta ndihmonte Shqipëria Kosovën me forca policore. Kësaj pyetje Rama iu përgjigj me pyetje, duke thënë se për çfarë arsye duhet të ndihmohet Kosova e cila është shtet i pavarur.

“Për çfarë arsye duhet ta ndihmojë Shqipëria me forca policore dhe për çfarë arsye Kosova që është një shtet sovran duhet të ketë forca policore në territorin e saj, që është territor integritetin e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare”, tha Rama.

Pyetje: A keni pasur një komunikim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për situatën në veri?

Rama: Jo.

Gjashtë barrikadat e ngritura më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj tij u caktua një muaj paraburgim.


10 Comments

    1. Dy shelege në një portë, dale dale,
      Njëri Vuqiq tjetri Ramuq, dale dale…
      Nuk paska folur me vllaun. Flet veç kur i ngacmojne vllaun. Keshtu funksionon trushkari.

    2. Per cfare arsye do vijne policet angleze ne rinas ?
      Ne jemi shtet sovran.
      Ekspert jarga a mund te na thuash dicka per kete pacavure?
      Pastaj fjalen e kane krenaria e vendit, patronazhistet.

  1. Dy shelege në një portë, dale dale,
    Njëri Vuqiq tjetri Ramuq, dale dale…
    Nuk paska folur me vllaun. Flet veç kur i ngacmojne vllaun. Keshtu funksionon trushkari.

  2. Dalja e KM para mediave dhe i bëhen pyetje e merren përgjigje është gjithnjë lajm, madje edhe kur flet për mollë e dardha…

  3. Per gomeret qe kane komentuar me siper .
    Ju peshkoi lapsi me nje titull shkerdhat.
    Lexojeni mire ate qe ka thene Rama dhe do kuptoni qe tjeter fjali ne ate koment eshte e rendesishme.

    Manipulimi i Lapsit .
    ”’ Kësaj pyetje Rama iu përgjigj me pyetje, duke thënë se për çfarë arsye duhet të ndihmohet Kosova e cila është shtet i pavarur.”’

    Realiteti.
    ”’ për çfarë arsye Kosova duhet të ketë forca policore të shteteve të tjera në territorin e saj që është një territor, integritetin e të cilit e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare””

    Dhme vrap gomeret e hengren sa krahu.

    Pergjigja e Rames ishte nje pergjigje kundra Serbise more kerricet e PD qe komentoni ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *