• |
ide | kryesore

Situata e motit të keq në Lezhë, 220 ha tokë bujqësore të përmbytura

-Instant, Lajme, Të fundit



Qarku i Lezhës është ndër më të prekurit nga vërshimet si pasojë e reshjeve gjatë fundjavës së shkuar. Aktualisht në qarkun e Lezhës raportohen 220 hektarë tokë të përmbytura. Po ashtu raportohet se niveli i lumenjve është në kuota normale.

NJOFTIMI PËR QARKUN LEZHË:

Lumi Drin është ne kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m  në zonën e Laçit ish kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha te permbytura. Total qarku ka 220 ha tokë të përmbytura. Kuota lumenjve Gjader e Mat, normale. Strukturat e MC të bashkisë Mirditë  dhe të bashkive të tjera vazhdojnë punën për riparimet e mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *