• |
ide | kryesore

Situata në veri, Escobar takon përfaqësuesit e opozitës në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit


I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të takojë sot në Prishtinë përfaqësues të partive opozitare. Një ditë më herët, ai u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Escobar nuk foli për media pas këtyre takimeve. Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit u tha se ata kanë diskutuar “për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës”.

“U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë”, u tha në njoftimin e Kryeministrisë.

Disa serbë lokalë, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë. Kjo, pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiq. Ai dyshohet për përfshirje në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. SHBA-ja ka kërkuar largimin e barrikadave dhe shtensionimin e situatës./Rel


3 Comments

  1. Urojme qe vizita ne Manastirin e Deçanit te ndihmoje paqetimin e serbeve permes dores se Zotit!!!

    Ndryshe nga kishat e prifterinjte ortodoksë ne Ukraine, manastiri, prifterinjte e kishat nuk u shkaterruan gjate luftes ne Kosove…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *