• |
ide | kryesore

Zhduket një avion ushtarak italian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
një avion



Një avion ushtarak i Forcave Ajrore Italiane i nisur nga aeroporti Trapani Birgi dhe që po kthehej në bazë është zhdukur. Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se lajmi është konfirmuar nga burime në aeroportin civil. Sipas të njëjtave burime në zonë po kryhen kërkime edhe me ndihmën e një helikopteri.

Avioni që besohet se u rrëzua në zonën e Trapanit është një avion luftarak Eurofighter. Për momentin po vijojnë kërkimet për pilotin i cili shpresohet të ketë arritur të shpëtojë veten duke u hedhur me parashutë.

Kontakti me kullën e kontrollit u ndërpre ndërsa Eurofighter Typhoon, një përgjues luftarak me shumë qëllime, po i afrohej aeroportit në zonën Guarrata të Marsala ku po përqendrohen kërkimet. Avioni besohet se u rrëzua në Locogrande, disa kilometra në veri të Marsala. Kjo është zona e bregdetit ku po përqendrohet kërkimi i pilotit. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *