• |
ide | kryesore

Akuzohet për shpërdorim detyre, nis seanca për ish-drejtoreshën e ARRSH Sonila Qato

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sonila Qato



Ka nisur seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato. Në seancën e sotme gjyqësorë, trupi gjykues do të njihet me materialet e prokurorisë dhe pretendimet e mbrojtjes. Më pas të vendosë nëse do e kalojë çështjen për gjykim apo do ia rikthejë edhe njëherë prokurorisë për të plotësuar hetimet.

Sonila Qato dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Vetëm pak javë më parë 10 persona u morën nën hetim nga SPAK, mes tyre ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet. Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.

SPAK ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shkeljes së barazisë në tendera, “falsifikim i dokumentave” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.

 



2 Comments

  1. Ore , sec na ishte dikur nje komentues ketu qe donte te digjte Zahon me acid .
    Nga behet ai ? Nuk e kam pare me te komentoje.
    Apo ka djegur pa dashje veten duke bere prova .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *