• |
ide | kryesore

Berisha: Në primare votuan 55 mijë anëtarë e simpatizantë të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e Kryesisë së PD pasditen e kësaj të mërkure se në praimare votuan 55 mijë anëtarë e simpatizantë të PD, 15 për qind më shumë se çdo votim tjetër.

“Të nderuar anëtarë të kryesisë së PD-së, sekretarë të kësaj partie. Kjo mbledhje është thirrur në një moment shumë të rëndësishëm, si në rrafshin elektoral edhe politik. Përfunduan me sukses përveç se në dy degë, zgjedhjet e kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive të vendit.

Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi, se pushtetarët vendorë dhe ata qendror, deputetët do të zgjidhen me votën e anëtarësisë së saj dhe simpatizantëve të saj.

Në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë të shquar dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe veprimtarë të shquar të shoqërisë civile dhe shqiptarët të shquar në emigracion.

Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera.

Ky është një rast për të falënderuar të gjithë kandidatet dhe kandidatët që garuan, për të shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë atyre që organizuan fushatën e tyre, të gjithë anëtarëve e simpatizantëve që morën pjesë në votim.”-tha Berisha.



10 Comments

  1. ky ka rrjedh komplet, ne tirane qe eshte perqendruar 1/3 e popullates me zor votuan 8.000 ky kari thote kan votuar 55 mije antare. Njesoj sikur thonte Shqiperia blu nderkohe qe kishte humbur Tiranen, Durresin, Elbasanin, Vloren, Fierin e Korcen

  2. Primaret jane gjeja me e bukur ne keto 32 vite demokraci , por per te qene te suksesshme , ato duan pasterti dhe perkushtim maksimal se ndryshe te kthehen ne bumenrang .

    Primaret , 90% ishin nje deshtim o z.Berisha . E gjitha ishte nje loje e makinacion i ndyre nga z.Noka e komisioni i primareve . Nuk e di nese je ne dijeni apo je i perfshire direkt edhe ti , por ti quash sukses do kellqe e mendere se ndryshe genjen veten . Do ta shohesh ne 15 maj rezultatin e asaj qe gatove ne keto primare z.Berisha .
    Fituesi ishte i parcaktuar me qellim nga ky komision .

    Po te beje nje analize te shpejt .
    Nuk lejove figura te pastra e te nderuar ne zonat e tyre te merrnin pjese ne primare , vure ne 15-20 bashki kandidat fallso dhe ne fund u votua vetem per nje kandidat , ne 3-4 bashki nxorre direkt vetem nje kandidat , ne pothuajse te gjitha bashkite listat u manipuluan sipas interesit te atij qe M.Noka donte te fitonte , ne nje bashki(emrin nuk po e them) kandidati u fut ne primare me forcen e dhunes sepse z.Noka nuk donte ti shenonte emrin ne primare (sa per dijeni ai doli fitues nga keto primare ) .
    Bashkia Kukes dhe bashkia Kruje . Ne Kukes qe edhe pse eshte nje bastion i djathte , ku kandidati fitues i primareve pothuajse automaikisht eshte kryetar bashkie , kishte vetem nje kandidat ndersa ne bashkine Kruje qe veshtire te fitohet kishte 11 kandidate . A ka kuptim kjo ?
    Nuk na u tha se kater bashki do ti liheshin PL-se , dhe deri ketu nuk kishte asnje te keqe , por u perdor hileja e dorheqjes se kandidatit kur shume mire mund te thoje se keto bashki i takojne PL-se .

    Qarku Tirane ishte totalisht nje baterdi . Ne Tirane e paracaktove ti fituesin kur the se duhet nje personazh politik , kur ne fakt me i forti ishte doktor Alimehmeti . Ne bashkine Kamez u mor vesh se çndodhi dhe me mire u sshpiegua tek emisioni i z.Rakipi (Te Paekspozuarit) . Ne bashkine Vore , nxorre dy kandidate por ne fund u votua vetem per z.I.Hoxha (se çlidhje ka me Voren ky njeri nuk di ta shpjegoje) . Ne bashkine Kavaje u be nje “ndeshje” e vertete dhe reale por edhe aty listat ishin ne disfavor te kandidatit Sakja me rreth 200 votues . Ne bashkine Rrogozhine nxorre dy kandidate por ne fund pas “dorheqjes” se njerit u votua vetem per kandidatin Ç.Hoxha(se çlidhje ka me Rrogozhinen ky njeri , perseri nuk di ta shpjegoje).

    Dhe ajo qe i ve qershine tortes se kesaj paçavureje te gatuar nga z.Noka dhe komisioni i vleresimit te primareve , ishte deklarata e keti komisioni kur tha se ne bashkite minoritare nuk u vu kandidat sepse do te flitej me pare me z.Dule . Deri ketu Ok . Por kur na u thane emrat e bashkive , nje nder to ishte edhe bashkia Himare . Qekur Himara na qenkerka bere bashki minoritare z.Berisha?

    P.S.
    z.Berisha , qe sot une te deklaroj voten kunder ne zgjedhjet vendore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *