• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Këta janë emigrantët që shpëtuan nga mbytja e gomones

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pamjet



Janë publikuar pamjet e momenteve të tmerrit në kanalin e La Mansh në afërsi të Kentit në Britaninë e Madhe. Një gomone me rreth 50 emigrantë u përmbys për shkak të motit të keq. Deri tani janë konfirmuar 4 viktima dhe 43 të shpëtuar.

Raportohet se mes të shpëtuarve ishte edhe një shqiptar që udhëtonte i vetëm. Të tjerët janë me kombësi afgane, irakene, senegaleze dhe indiane. Ishte një varkë civile që arriti të shpëtonte të paktën 30 persona që kishin rënë në ujë.

Ajo njoftoi më pas forcat e shpëtimit. Peshkatari u tha medieve britanike se u zgjua që herët në mëngjes kur emigrantët rrethuan varkën e tij “duke bërtitur për ndihmë”. Kapiteni Raymond tha se kishte qenë duke fjetur kur u zgjua nga një anëtar i ekuipazhit të tij. “Ka emigrantë pranë varkës. Një djalë po më varet në tela” – më tha ai.

Në fillim mendova se ishte vetëm ai. Sapo mora pajisjet e mia të peshkimit, gjë që zgjati rreth 3 minuta, ndalova varkën dhe vrapova jashtë. Në anë të varkës ishin 5 prej tyre të varur.” Raymond tha se më pas numëroi 45 persona që mbaheshin në gomonen e përmbysur.

Sikurse duket nga pamjet, dhjetëra persona po përpiqen të shpëtojnë nga gomonia, me ndihën e rojeve bregdetare të Britanisë dhe Francës. Mes tyre, shihen edhe fëmijë. ©LAPSI.al

pamjet pamjet pamjet

 

The migrants were plunged into the icy waters of the Channel when their dinghy sank The first images from the scene, obtained exclusively by Sky News, show a number of migrants being rescued from an inflatable boat Footage apparently of the rescue shows the dinghy barely afloat in the freezing Channel waters

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *