• |
ide | kryesore

Drama e të riut nga Berati, pasi mbaroi universitetin nuk gjeti punë dhe u largua drejt Britanisë, humb jetën në “shtëpinë e barit”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri nga Berat ka mbetur viktimë e një zjarri që përfshiu një banesë Surrrey të Anglisë. Mariglen Ruçi u asfiiksua nga zjarri brenda ndërtesës që dyshohet se përdorej për kultivimin e lëndëve narkotike. Trupi i pajetë u gjet orë e para të mëngjesit të 12 dhjetorit, pasi shtëpia ku ai po qëndronte u dogj e tëra. Për ngjarjen u arrestua një 44-vjeçar, i akuzuar për vrasje dhe zjarrvënie të qëllimshme por më pas u lirua me kusht, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. I riu kishte pak kohë që ishte larguar drejt Anglisë pasi mbaroi studimet në Universitetin e Sporteve në Shqipëri dhe nuk gjeti punë. Endrra britanike për një jetë më të mirë u këput në mes. Tashmë kanë nisur procedurat për kthimin e trupit të tij në atdhe.



2 Comments

  1. Me fal, si ishte kjo?!

    Nuk gjeti pune ne Shqiperi dhe shkoi ne Britani per te kultivuar bar?

    Te njejten pune po kerkonte edhe ne Shqiperi? Fermer bari?

  2. Mallkimet dhe ofshamat e prindërve që u digjet shpirti nga këto tragjedi, zënçin dhe brezin e 3 të politikanëve…Amiiiiin
    Dy djem në lule të rinis një nga Lezha tjetri nga Berati në 24 orë humbin jetën në emigrim në punë.. Ikin se nuk kam asnjë fije shprese dhe mundësie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *