• |
ide | kryesore

Altin Dumani, prokurori që futi në sherr Edi Ramën me Juri Kim

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Altin Dumanit



Vetëkënaqësia e njërit dhe arroganca e tjetrës e kishin paracaktuar prej kohësh fundin aspak elegant të marrëdhënies mes Edi Ramës dhe Juri Kimit, por emri i Altin Dumanit e nxorri përplasjen nga korridoret e kryeministrisë nëpër portale dhe ekrane, që po ziejnë për këtë sherrnajë.

Amerikanët duan Dumanin në krye të SPAK dhe e duan këtë javë. Një lloj rezistence, kryeministri Rama e shprehu duke thënë se kreun e SPAK nuk e zgjedh ambasada, por ky pohim i tij nuk i kaloi kufijtë e konstatimit. Asgjë më shumë.

Por kush është Altin Dumani? Përse ambasada amerikane është “all in” tek emri i këtij prokurori për drejtimin e SPAK?

Dështimi i parë i ndërkombëtarëve me Dumanin

Fakti që Juri Kim është kaq e drejtpërdrejtë për Altin Dumanin shpjegohet me dështimin që provuan ndërkombëtarët kur ndejtën urtë në 2019 për hir të diplomacisë. Dumani kandidoi për herë të parë për drejtimin e SPAK dhe e kishte edhe atëherë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Por fitoi Arben Kraja.

Çfarë ndodhi në votim? Arben Kraja mori 6 vota, ose ndryshe 6 pikë. Dumani mori 4 vota, ose ndryshe 4 pikë. Gent Ibrahimi kishte 1 votë, por 2 pikë meqë ishte kryetar.

Ibrahimi ia dha 2 pikët kandidatit tjetër Ervin Kondilit dhe shmangu balotazhin mes Arben Krajës dhe Altin Dumanit.

Ndërkombëtarët mbetën të zhgënjyer. Ata prisnin që Dumani të zgjidhej drejtues i Prokurorisë Speciale. Përfaqësuesja e OPDAT, Mishel Lakomy, e cila monitoroi votimin, e braktisi mbledhjen atëherë, sapo mësoi që Dumani kishte marrë vetëm 4 vota. Pikërisht për këtë, ambasada po e bën të qartë mbështetjen për Dumanin për të mos lënë asnjë keqkuptim mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Lobimi në stilin shqiptar

Pas dështimit që pësuan në vitin 2019, ndërkombëtarët kuptuan se një lobim tjetër nën rrogoz kishte qënë më efektiv. Provë e kësaj qe një foto e një takimi të Ulsi Manjës me Altin Dumanin, që u raportua se kishte ndodhur para votimit të KLP-së.

Manja ishte njeriu që kishte afruar Prokuroren e Përgjithshme Arta Markun me mazhorancën. Tani shfaqej si i dërguar i Edi Ramës në përcaktimin e kreut të SPAK.

Javës që kaloi rezulton se Ulsi Manja ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto ditë është larguar në një udhëtim në Bashkimin Europian për disa takime. Rezulton se “korrieri” i Edi Ramës është jashtë vendit këto ditë, ndërsa ambasadorja Juri Kim nuk e fshehur se i ka thirrur një për një në takim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që do të votojnë për kreun e SPAK.

Pasuria e Dumanit

Nga kontrolli i pasurisë në veting Dumani ka dalë i pastër dhe e ka kaluar me lehtësi vetingun. Aq sa përfaqësuesi i ONM, që zakonisht ka diçka për t’u ankuar me punën e gjyqtarëve shqiptarë, në fund i ka thënë: “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”.

Dumani deklaroi dy shtëpi dhe një zyrë në Tiranë, të gjitha të justifikuara sipas kontrollit financiar. Të treja pasuritë i kishte dhënë me qira dhe tha se jetonte në shtëpinë e prindërve të bashkëshortes, të cilët e kishin ndërtuar shtëpinë me ndihmën e një pastori, të identifikuar në vendimin e KPK-së me inicialet G.B dhe me fondet e Kishave në Angli.

Dosjet e nxehta të Dumanit

Dumani e ka nisur punën në vitin 1999 si prokuror në Sarandë. Ai hetuar mijëra dosje dhe për shumë vite është marrë në mbrojtje nga policia. Altin Dumani u vu në qendër të vëmëndjes mediatike me rrëfimin që arriti t’i sigurojë të penduarit Nuredin Dumani. Pas dyshimeve që u hodhën në media për marrëdhënien me të penduarin, i doli në mbrojtje Arben Kraja, që siguroi se mes prokurorit dhe vrasësit me pagesë nuk ka asnjë lidhje veç mbiemrit.

Por një dosje tjetër me peshë ku ai ka punuar, është ajo e shpërthimit të Gërdecit. Së fundmi kjo dosje është rihapur sërish për hetimet të mëtejshme, madje një ditë më parë Aldo Bumçi dha shpjegime për shënimin “Për Shkëlzenin” që dyshohet se ka lënë mbi një dokument të dërguar me faks, kur ishte Ministër Drejtësie./Lapsi.al

https://klp.al/rreth-nesh/



20 Comments

    1. Ja edhe halabaku i rradhes, 2 shtepi + garazhdi, dhene “me qera”, cudi e madhe?! Jeton si qeraxhi tek vjehri qe shteoine i a ka ndertuar “nje coban” me parate e “kishes angleze”, cudi akoma me e madhe, qenka edhe kusheri i Dumanit (Tymit turqisht) nga Dibra, vrasesit me pagese (i kaparosur nga Kije Monika Kryemadhi), cudia tjeter, perla, eshte se OMN e ka kuptuar se ky legeni b*thlepires, qenka “me shume fat”, KAQ

  1. Spaku duhet te godase me fort nga te gjitha krahet ,ndaj peshkaqeneve te politikes qe kane abuzuar me besimin dhe pasurine e shqiptareve nga viti 1992 deri sot.

      1. Rrjetat e ligjit kapin cironkat jo krokodilet.
        Kështuqë kushdo që të hyjë keta do shpëtojnë. Vjedhin me letra te kopsitura.

    1. Po sikur drejtësia shqiptare ta kishte filluar hetimin e krimeve jo nga viti 1992 por që nga viti 1941, kur komunistët jugosllavë krijuan partinë komuniste shqiptare ?
      Në qeverisjen socialiste, nuk ka më asnjë ish antar të byrosë së PPSH, por ama ka bij, nipër e mbesa të tyre që deklarojnë hapur në publik se e ndjejnë veten “krenar” për bëmat e prindërve e gjyshërve të tyre.

  2. Berisha mblodhi shumë duatrokitje dhe shumë tituj mediash me figurën letrare që përdori në përvjetorin e partisë. E duartrokitën në atë sallë ku foli edhe ata që dikur i kishte rrahur, i kishte përzënë me sharje e shkelma nga partia, apo i kishte përdorur për interesat e tij më të pandershme politike. Duartrokitën ata që u dhunuan fizikisht vite më parë, ashtu si edhe ata që u hodhën në llogoren e zjarrit për të mbrojtur mynxyra që s’i besuan kurrë as vetë.O shpellkare te lapsit nuk pjerdh amerika per ramen,e keni bere ramen sikur eshte vete zoti

  3. Rama ja plotesisht te drejte.Eshte gjigandKreu u spakur duhet te zgjidhet nga k.p.k dhe jo nga ambasaderet seose ato e njohin. personin puna e njeh njeriun dhe jo llafet

  4. Kur do zgjidhej kreu i pare i SPAK-ut na u tha se ky nuk ka asgje ne dore . Tani po shohim nje “lufte” midis te gjatit tone dhe zj.Kim . Pse behet kjo “lufte” kur kreu i SPAK-ut nuk ka asgje ne dore ? Sepse , kur keta te thone se kjo pune behet per kete arsye , kur te thone se nga kjo reforme perfitojme kete gje dijeni se qellimi eshte diçka tjeter dhe kurre ajo qe na servirin keta horra . Gjithmone kane bere ate qe u leversis xhepave dhe qellimeve te tyre dhe kurre per interesat e Shqiperise dhe Shqiptareve .
    Meqe ra fjala , ne kete “beteje” do fitoje me çdo kusht i gjati ine . Kur te gjatit tone i rrezikohet menderja nuk i intereson se perballe eshte Amerika apo kudo qofte tjeter . I gjati ine per te mbrojt pushtetin dhe menderen e tij behet kundra kujtedoji , ai behet kundra Shqiperise , kundra Shqiptarve , kundra familjes se tij , femijeve te tij …. biles edhe kundra Zotit (Zoti me falte) .

    1. I gjati yne nuk ka nevoje te behet kunder Shqiperise dhe shqiptareve se ka qene me kohe kunder.
      Por kunder Amerikes nuk ja mban BITHA.
      Sepse e ka te cpuar!

  5. Berisha dhe Meta, ndryshe nga kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu, kanë 30 e kusur vjet në pushtet dhe kanë mbi kurriz akuza monstueze, nga vrasjet, deri tek vjedhjet, akuza që ndër vite ia kanë bërë edhe njëri-tjetrit.

    Dhe njëri prej tyre, është shpallur ndërkombëtarisht hajdut e i lidhur me krimin, pasi është shpallur non grata nga SHBA e Britania e Madhe.

  6. Ja edhe halabaku i rradhes, 2 shtepi + garazhdi, dhene “me qera”, cudi e madhe?! Jeton si qeraxhi tek vjehri qe shteoine i a ka ndertuar “nje coban” me parate e “kishes angleze”, cudi akoma me e madhe, qenka edhe kusheri i Dumanit (Tymit turqisht) nga Dibra, vrasesit me pagese (i kaparosur nga Kije Monika Kryemadhi), cudia tjeter, perla, eshte se OMN e ka kuptuar se ky legeni b*thlepires, qenka “me shume fat”, KAQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *