• |
ide | kryesore

I akuzuar për terrørizëm, 10 vite burg për shtetasin iranian

Arkiva, Lajme, Të fundit
burg



Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Poladrag, të akuzuar nga SPAK për terrørizëm. Procesi ndaj Poladrag u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe për këtë ai u dënua me 10 vite heqje lirie.

Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfar kohe.

Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulm terrorist.

Njoftimi: 

U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Bijan Pooladrag akuzuar për veprat penale parashikuar nga nenet: 230/ç; 234/a/2; 239/a paragrafi i pare; 293/b paragrafi i parë dhe 293/ç të Kodit Penal.

· Gjykata vendosi : Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur’’, parashikuar nga neni 230/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

· Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Organizata Terroriste’’, parashikuar nga neni 234/a, paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

· Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/a, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

· Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/b, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

· Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/c, paragrafi i parë të Kodit Penal pasi fakti penal nuk ekziston.

· Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga neni 293/ç të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

· Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin Bijan Pooladrag, atë me 15 (pesembëdhjetë) vjet burgim.

· Ne aplikim te nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit Bijan Pooladrag i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.

· Vuajtja e dënimit për të pandehurin Bijan Pooladrag të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *