• |
ide | kryesore

Rama: “Kreun e SPAK nuk e zgjedh qeveria, aq më pak ambasada e Yuri Kim”

-Instant, Kryesore, Lajme



Kryeministri Edi Rama, i’a ka prerë shkurt ambasadores amerikane Yuri Kim në përplasjen në distancë që ka nisur mes të dyve për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Kreu i qeverisë, në një postim në “Twitter” ndonëse thotë se është plotësisht dakord me ambasadoren, ka theksuar për publikun shqiptar se pasardhësin e Arben Krajës nuk e vendos ambasada e SHBA.

Lexo më tej:

Dekriptimi i deklaratave/ Ç’lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim 

Ai nënvizon shprehimisht se drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk e zgjedh as qeveria, ashtu sikurse akuzon Yuri Kim, por ama, as foltorja,  që e fut në këtë fjali kot së koti, për të dhënë më pas direktivën: aq më pak ambasada. Ate e zgjedhin anëtarët e m Këshillit të Lartë të Prokurorisë, thotë ai. Ai po ashtu ka kërkuar që të ndalen lajmet se mes tij dhe ambasadores Yuri Kim ka një ‘krisje’.

“Jam plotësisht dakord me Ambasadoren Yuri Kim dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja. As ambasada jo e jo. PoR një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkroi Rama.

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Më herët Kim tha se procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK nuk duhet të ndikohet as manipulohet duke pranuar se ambasada po inkap një nga një anëtarët e KLP. Ajo shtoi gjithashtu se SHBA do të monitorojnë nga afër procesin e përzgjedhjes në SPAK.

Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë e favor – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet”, shkruajti ajo duke shtuar per atë që do të ndodhë të premten në 16 dhjetor: “Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”.

©Lapsi.al.

 



41 Comments

    1. “Kur erresira e nates behet pus e zeze, dijeni se agimi eshte shume afer”, ky MILET i BEKUAR, duron shume, pranon vuajtjen, roberimin, vjedhjen, poshterimin, skamjen por jo skllaverimin, ky milet s’harron, ky milet nuk fal, hakmarrja e ketij mileti s’ka kufi dhe s’ka limit, thjesht ceshtje shkendije, thjesht ceshtje kohe, o te mjerre, KAQ!

    1. E o Besi! Pse i fut hundet kjo e poshtra????? Po ju pse u kujtuat tani ta kritikoni kte te poshtren? Po kur donte te vendoste kjo se ke duhet te duan te ken opozit shqiptaret pse that ju o besi qe amerika di cfar ben dhe pse e shajn te poshtren? Po bota eshte portokalle o besi and co. Rrotullohet e rrotullohet dhe taaaaaak KARMA! Karma it’s such a bitch o besi! 😆

    1. SHBA ja ka fut keq tronllin nongrates.Pranej Rama tall bolet me nongraten ene me analistat e nongrates.Rama ik,Rama ik.

    2. Është e qartë fare.Rama i përdori Amerikanët sa forcoi pushtetin.Pra s’ka kush e hedh poshtë vetëm nëse e egzekuton CIA.E kanë në zanot këta.Baballaret e tyre mashtrun dhe shfrytëzun Angloamerikanët gjatë luftës e fill si u restaurua pushteti komunist i harrun ndihmat dhe florinjtë që ja hidhnin me arka.Ju thanë shkoni ka keni ardhur se kemi Titon e Stalinin!!!

  1. Ju sumqirat patronazhiste kur i tregon barin opozitës shkruani se a e dëgjuat, tani thoni s’ka pse flet ajo.

  2. Kshu do merreni nje jete te teere,,,,po ckarin thoni ore…qeveria qeveria
    a jeni normal.vijeni trurin n pune dhe kuptojeni

  3. Pre kta na cuditen ktej thon lerini institucionet te bejne punen e tyre ktej thone pse nuk i vendosni ju se ca do behet

    1. Futuni direkt n qadren e liri demokracies qy Rama I krimbit ,inqeneratorit ,vuqiqit ta kuptoj tamon revolucjonin komunist djathtist.

  4. Tamam si dy dashnore duken qe ja kane dredhur njeri tjetrit.

    Turp ne dore te kujt ka rene ky popull.

    Turp e deri kriminale per DASH qe jep keto udhezime per nje ambasade ne kufinjte e armikes per kete vend.

    Kurse KM behet trim se eshte komandati i nje cete hajdutesh qe ka qa dollar sa nuk ka gjithe personeli i DASH.

  5. Per patronazhytsit ktu lart

    Mos u stresoni, se rradhet e globalizmit i mban fort xhaxha sorra

    Do çoje Alexin javen tjeret dhe fo j fusin i foto te tre

  6. Or katnar Landi, ha noi lug corb n mjes se nuk merr vesht tina nga globalizmi ,sorrosi ene konservatorizmi.Haj noj suflaqe falas ke shqupi mas dite ene kte boj se nuk kupto gjo mo shum ti ,se car t ka msu laveri ene doktori I laverit sala.

    1. Jorgo pse kaq poshte ne koment??

      Tani realisht Rama ka te drejte, ci duhet Kimetes me kreun s SPAK , leket i ka marre kokerr me kokerr, do me shume lek kimetja tani?? Rama seshte budalla ti jape prape per here tedyte kimetes, pazari nje here behet, po keta amerikanet jane te pangopur. Ska faj rama ne kete rast

  7. E kam kontestuar vazhdimisht and Kim,
    Por fatmiresisht tani po shoh rreze shprese tek ajo.
    Forca znj Kim ne vendoje te sistemit SPAK e gjithe drejtesise te vendose ne hekura te gjithe ata qe kane vjedhur e masakruar djersen e shpirtin e ketij populli te mjeruar e vuajtur ne shekuj.

    1. Po ik o loqe se ska ndermend asgje nga keto kimetja

      2 gjera jane dhe asnjera ska lidhje me drejtesine, nji kimete do me shume lek se ca marre ose 2 po ben lojen e rames gjoja kunder. Ca jan aty ne spak jane 99.99999% te rames. Jane te gjithe zara , asnje nuk eshte lojtar.

      Mos shpreso kot se do zhgenjehesh me shume

  8. “Kur erresira e nates behet pus e zeze, dijeni se agimi eshte shume afer”, ky MILET i BEKUAR, duron shume, pranon vuajtjen, roberimin, vjedhjen, poshterimin, skamjen por jo skllaverimin, ky milet s’harron, ky milet nuk fal, hakmarrja e ketij mileti s’ka kufi dhe s’ka limit, thjesht ceshtje shkendije, thjesht ceshtje kohe, o te mjerre, KAQ!

  9. Rama pretendon se kryetarin e SPAK nuk e zgjedh as qeveria e as ambasada amerikane po e zgjedh KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë)
    Po KLP kush e ka përzgjedhur ?
    Ai vetë.

  10. Berisha mblodhi shumë duatrokitje dhe shumë tituj mediash me figurën letrare që përdori në përvjetorin e partisë. E duartrokitën në atë sallë ku foli edhe ata që dikur i kishte rrahur, i kishte përzënë me sharje e shkelma nga partia, apo i kishte përdorur për interesat e tij më të pandershme politike. Duartrokitën ata që u dhunuan fizikisht vite më parë, ashtu si edhe ata që u hodhën në llogoren e zjarrit për të mbrojtur mynxyra që s’i besuan kurrë as vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *