• |
ide | kryesore

Kush është Eva Kaili, eurodeputetja e akuzuar se mori thasë me para nga Katari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
eva kaili


Eva Kaili është emri në gojën e të gjithëve tani në Bruksel. Deputetja greke e Parlamentit Evropian u arrestua nga policia belge si pjesë e një “hetimi të madh“. Ajo akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion.

Kaili dyshohet se ka pranuar “shuma të mëdha parash” dhe për lobim të paligjshëm në favor të një shteti të Gjirit Persik, të cilin media belge e kanë identifikuar si Katarin, mikpritës i diskutueshëm i Kupës së Botës FIFA 2022.

Thuhet se ligjvënësja ishte “kapur në flagrancë”. Është kjo e vetmja rrethanë që i shkakton një heqje të menjëhershme të imunitetit parlamentar. Babai i saj, Alexandros, dhe partneri i saj, Francesco Giorgi, u morën gjithashtu në pyetje për rolin e tyre në këtë histori.

Who is Eva Kaili? Greek TV presenter turned EU politician caught in Qatari  corruption scandal
Eva Kaili me partnerin e saj

Më shumë se 1.5 milionë euro në para të thata janë sekuestruar si pjesë e hetimit që vijon. I përfshirë është edhe ish-deputeti i Parlamentit Evropian Pier Antonio Panzeri. Zyrat e asistentëve parlamentarë janë vulosur dhe kompjuterët e tyre janë konfiskuar për të parandaluar fshirjen e të dhënave. Skandali ka shkaktuar një stuhi në Bruksel, me zhvillime të reja që shfaqen pothuajse çdo orë.

In this photo provided by the Belgian Federal Judicial Police on Wednesday, Dec. 14, 2022, a portion of the 1.5 million euro dollars found and seized by Belgian police in Brussels.
Paratë e sekuestruara

Por kush është konkretisht Eva Kaili?

E diplomuar për arkitekturë, inxhinieri ndërtimi dhe çështje evropiane, Kaili filloi karrierën e saj si gazetare për MEGA Channel në Greqinë e saj të lindjes. Në vitin 2007, ajo ishte tashmë një ligjvënëse në Parlamentin Helen, si anëtare e PASOK, partisë social-demokrate që ishte atëherë një nga forcat kryesore politike në vend.

2 vjet më vonë, PASOK hyri në qeveri nën udhëheqjen e kryeministrit Jorgo Papandreu, i cili u përball me kritika të mëdha për menaxhimin e krizës shkatërruese të borxhit sovran. Kur Papandreu u përball me një votëbesim në 2011, Kaili fillimisht refuzoi ta mbështeste, por më vonë ajo ndryshoi mendje dhe të gjithë ligjvënësit e PASOK-ut mbështetën kryeministrin e tyre.

Teksa kriza greke u përkeqësua, Kaili kandidoi për Parlamentin Evropian dhe u zgjodh në 2014. Ajo iu bashkua grupit të fuqishëm Socialist dhe Demokrat (S&D), formacioni i dytë më i madh dhe shpejt fitoi një reputacion si miqësore me median dhe e gatshme për të bashkëpunuar.

Kaili e rriti profilin e saj si ligjvënëse duke u përfshirë në axhendën dixhitale gjithnjë e më të spikatur të BE-së. Që nga viti 2021, paga e saj si eurodeputete pas tatimeve ishte 7146 € në muaj. Pjesë e kësaj ishte edhe një kompensim mujor prej 4778 € dhe shpenzimet e rimbursuara të udhëtimeve.

Gjatë viteve, Kaili ka qenë pjesë e një sërë komitetesh duke përfshirë edhe atë si anëtare zëvendësuese në Delegacionin për marrëdhëniet me Gadishullin Arab (DARP). Hannah Neumann, eurodeputetja gjermane që kryeson DARP, tha se, gjatë mandatit të saj, ajo ka vërejtur “disa ambasada” që përpiqeshin të ndikonin “shumë më agresivisht se të tjerët” në vendimet e komitetit.

“Ishte mjaft e qartë se disa kolegë nga grupi S&D kishin një axhendë të fortë pro Katarit. Megjithatë, nuk kam menduar kurrë se në disa raste kjo mund të lidhet me ndërhyrje të jashtme të paligjshme dhe akuzat më kanë tronditur” – tha Neumann për Euronews.

“Nëse rezulton e vërtetë se Katari, apo ndonjë vend tjetër, është përpjekur të ndikojë mbi anëtarët e Parlamentit Evropian me anë të ryshfeteve të mëdha, kjo do të jetë një barrë e rëndë për marrëdhëniet diplomatike dhe gjithashtu për punën time me delegacionin” – shtoi ajo.

Karriera në rritje e Eva Kailit arriti kulmin në janar kur ajo u emërua një nga 14 nënkryetaret e Parlamentit Evropian, një pozicion që pasqyronte qëndrimin e saj mes kolegëve të saj socialistë. Por ngjitja e saj politike ka marrë një fund të papritur.

Pas arrestimit tronditës, 44-vjeçarja u përjashtua nga PASOK dhe u pezullua nga grupi S&D. Pasuritë e saj personale u ngrinë nga autoritetet greke. Fjalimet dhe ndërhyrjet e saj të mëparshme u vunë menjëherë nën shqyrtim. Gazetarët kërkonin të dhëna që mund të sugjeronin një marrëdhënie të ngushtë dhe jo të duhur me Katarin.

Postimet në rrjetet sociale tregojnë se Kaili udhëtoi në vendin e Gjirit në fillim të nëntorit. Atje zhvilloi takime të profilit të lartë me kryeministrin e Katarit, ministrin e punës dhe ministrin e energjisë, ndër të tjera.

European parliament Vice President Eva Kaili sacked amid corruption scandal  - CGTN

Javë më vonë, Kaili mbajti një fjalim para Parlamentit Evropian në të cilin ajo vlerësoi reformat e punës të Katarit dhe e përshkroi vendin si “fqinj dhe partnerë të mirë”.

“Sot, Kupa e Botës në Katar është provë, në fakt, se si diplomacia sportive mund të arrijë një transformim historik të një vendi, me reforma që frymëzuan botën arabe” – tha ajo.

Kaili akuzoi evropianët se mbajnë standarde të dyfishta kundër Katarit, sepse, sipas saj, ata janë të prirur të blejnë gazin e tij natyror të lëngshëm për të zbutur krizën energjetike, ndërsa në të njëjtën kohë bën thirrje për një bojkot ndërkombëtar të Kupës së Botës për shkak të shfrytëzimit të punët e emigrantëve dhe shkeljen e të drejtave të LGBTQ+.

(Katari) u përkushtua ndaj një vizioni me zgjedhjen e tij dhe u hap me botën. Megjithatë, disa këtu po bëjnë thirrje për t’i diskriminuar,” – tha eurodeputetja. “Ata i ngacmojnë dhe i akuzojnë të gjithë ata që flasin me ta ose angazhohen (me ta) për korrupsion. Por megjithatë, ata marrin gazin e tyre, kanë kompanitë e tyre që përfitojnë miliarda atje.”

Në dhjetor, ajo mori pjesë në një votim të komisionit parlamentar për liritë civile që u përqendrua në liberalizimin e vizave për Kuvajtin dhe Katarin, i cili u miratua me 42 vota pro dhe 16 kundër. Kaili nuk ishte anëtare e atij komisioni dhe është e paqartë se cili eurodeputet i kërkoi asaj të ndërhynte.

Teksa skandali u shpalos në Bruksel dhe mori jehonë në të gjithë kontinentin, qeveria e Katarit u distancua nga ligjvënësja e turpëruar.

“Çdo lidhje e qeverisë së Katarit me pretendimet e raportuara është e pabazë dhe keqinformim i rëndë”, – tha Misioni i Katarit në Bashkimin Evropian në një deklaratë. Ekipi i Kailit nuk iu përgjigj disa kërkesave mediatike të dërguara nga Euronews.

Avokati i saj Michalis Dimitrakopoulos tha për mediat greke se klientja e saj ishte i pafajshme dhe se “nuk kishte të bënte me ryshfet nga Katari”, pa e mohuar dhe as konfirmuar sekuestrimin e parave nga shtëpia e saj.

Zyra e Kailit në Bruksel mbetet e mbyllur, me një copë letër të vendosur në derë ku thuhej “qasja është e ndaluar”. Titulli i saj si Zëvendës Presidente u hoq nga kolegët e saj në një shfaqje dërrmuese, me 625 vota pro dhe vetëm 1 kundër. ©LAPSI.al

European Parliament Vice President Eva Kaili's office door, right, and which is sealed, is reflected in a mirror at the European Parliament in Strasbourg, eastern France, Tuesday Dec 13, 2022. The European Union's parliament was reeling Tuesday, it's credibility under threat, as a corruption and bribery scandal damaged lawmakers' careers and as fingers pointed at Qatari officials accused of seeking to play down labor rights concerns ahead of the soccer World Cup.


9 Comments

  1. Kjo tregon per ata qe gjykojne me mendje te kthjellet qe mos i marrin te huajt per engjej e cdo gje qe thone e bejne ata. Shqiptaret duhet te shikojne vetem interesin e tyre dhe te vendit te tyre.

    1. O KTO DUN ME E BO PIS KAMPIONATIN E KATARIT. KAMPJONAT MA I QETE MA I BUKUR PA HULIGAN RREMUJASHE DROGAXHINJ. I KTO KAN MYT ME MIJRA EMIGRANTE NE DET E KAN SHKATRRU SHTETE TE TANA SOT QAJN ME LOT KROKODILI PER PUNTORET QE JANE VRA AKSIDENTALISHT NE PUNE. I HONGSHI KAKEN KATARIT.

  2. Njesoj blehen edhe europianet qe na flasin per arritjet e medhacte shqiperise me ne krye liderin global. Nderkohe qe ne ikim nga syte kembet prej ketej

  3. Lexoj tek lajmi, “… ajo ju bashkua grupit socialist dhe demokrat te parlamentit europian….”. Jane grupi socialdemokrat apo socialiste e demokrate ?????
    Dhe asnje nuk thote qe kjo eshte njesoj si keto piçkellonjat tona te ridhjerjes KURVA HAJDUTE. Ka nje jave kjo histori dhe askush nuk thote qe eshte qelbesire e majte. Te kishte qene e grupit te te djathteve europiane qelbesirat e majte do benin namin. E shikoni pra qe e majta ne te gjithe europen jane nje FORCE QELBESIRASH HAJDUTE

    1. I zgjedhin komisaret, te jene pickellonja. Vlahutini u plak si bo mo pidhi. Tani jeton me vilat qe i bleu qeveria e bythes. Iliris beqes, arqen arixhius…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *