• |
ide | kryesore

Pelè feston për triumfin e Messi nga shtrati i spitalit: video bën xhiron e botës

-Instant, Sport, Video
Pelè



E çuditshme, por ndodh. Një brazilian mund të bëhet tifoz i Argjentinës. Madje jo një i zakonshëm, por “Mbreti” i Brazilit, Pelè. Me Brazilin jashtë Kupës së Botës, Pelé ka bërë tifo për Lionel Messi. O Rei, i shtruar në spital në Sao Paulo për të trajtuar kancerin e zorrës së trashë, ka ndjekur në tv triumfin e Argjentinës ndaj Kroacisë në gjysmëfinale. Skena është përjetësuar nga vajza e tij Kely Nascimento, në profilin e saj në Instagram. Ajo bëri një story ku duket një televizor me pamjet nga gjysmëfinalja dhe duart e Pelé.

Kampioni brazilian dhe vajza e tij janë protagonistët e historisë së postuar në rrjetet sociale. Ajo që e bën edhe më të vecantë është zbukurimi me gif-e të animuara me imazhin e Pleshtit. “Sa gjë e bukur” është fraza e postuar bashkë me foton, në të cilën nuk shihet O Rei, por në sfond është dhoma e spitalit Albert Einstein.

Lexo më tej: Pelé, familja qetëson Brazilin: “Nuk është në rrezik, ka infeksion polmonar post-Covid”

Pelè është shtruar në spital që nga fundi i nëntorit. Javët e fundit kanë qarkulluar lajme disi kontradiktore lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Në fillim, disa media folën për ndalimin e kimioterapisë dhe fillimin e kujdesit paliativ. Zëra të cilave fillimisht familjarët dhe, më pas mjekët, iu përgjigjën me një buletin mjekësor ku flitet për përmirësim të gjendjes. E gjitha kjo, ndërsa në Katar vërshuan homazhet e shumta kushtuar kampionit brazilian. Në fushë, në tribuna dhe jashtë fushës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *