• |
ide | kryesore

Portugalia kishte të drejtë, Kroacia akuzon Orsato: “Një nga arbitrat më të dobët, penallti inekzistente”

-Instant, Sport
Orsato



Argjentinë-Kroaci, gjysmëfinalja e Botërorit 2022, nuk ka përfunduari me bilbilin e trefishtë. Pas fitores 3-0 të Albiceleste, në fakt, kroatët kanë drejtuar gishtin ndaj arbitrimit të Orsato. “Ishim mirë në fushë deri te penalltia, që për mua nuk ishte. Alvarez goditi dhe pastaj u përplas me portierin tonë – akuzoi Modric -. Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos e bëj. Orsato është një nga më të dobët që njoh dhe nuk po flas vetëm për sot. Ai ka arbitruar ndeshjet e mia shumë herë dhe unë kurrë nuk kam kujtime të mira prej tij. Ai është një fatkeqësi. Urime Argjentinës, por penalltia e parë na vrau”, shtoi kapiteni i Kroacisë.

Deklarata shumë të rënda, të cilave u bëjnë jehonë edhe fjalët e arbitrit kroat Bruno Mari, menjëherë pas gjysmëfinales së Botërorit. “Argjentina është me të vërtetë favorite dhe vendimi i marrë në minutën e 32, shkon në atë drejtim. Sepse kjo penallti nuk ekzistonte. Livakovic nuk bëri asnjë faull”, shpjegoi ai për Sportske Novosti. “Mund të ishte vetëm një faull ndaj portierit dhe mua më vjen keq që jam dëshmitar i një vendimi të jashtëzakonshëm. Një vendim që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat, nga arbitri Orsato. Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme”, shpjegoi ai.

“Edhe pse nuk jam një person që besoj në teoritë konspirative, duhet të them se ajo që tha Pepe kishte kuptim”, shtoi ai. Referenca është mbi fjalët e mbrojtësit portugez, në lidhje me arbitrimin e ndeshjes kundër Marokut të arbitrit argjentinas Facundo Tello. “Është e papranueshme të kesh një arbitër argjentinas pas asaj që ndodhi dje. Ata mund t’i japin titullin direkt Messit”, kishte deklaruar Pepe pas eliminimit. Një deklaratë që sigurisht ngjalli polemika të mëdha, me insinuatën për favorizime ndaj Albiceleste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *