• |
ide | kryesore

SHBA afër ofrimit të sistemit të mbrojtjes raketore për Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara po finalizojnë planet për të dërguar sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë. Ky vendim mund të shpallet brenda kësaj jave, thanë tre zyrtarë amerikanë për Reuters. Ukraina u ka kërkuar partnerëve të saj perëndimorë mbrojtje ajrore. Këtu përfshihet edhe sistemi i prodhuar nga SHBA, për ta mbrojtur atë nga bombardimet e rënda të raketave ruse, përfshirë edhe kundër infrastrukturës së saj energjetike.

Sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore janë ndërtuar për të kapur raketat që vijnë. Patriot konsiderohet të jetë një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *