• |
ide | kryesore

Vijon zvarritja e gjyqit për Arbër Paplekajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Arbër, Pjerin, shtyhet,



Shtyhet sërish procesi gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vràsjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte kërkesa e prokurorisë për të marrë më shumë kohë në dispozicion për dhënien e mendimit për kërkesat paraprake të avokateve të të pandehurve.

Çfarë ndodhi më 21 prill

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “5 Maj” në Elbasan. Për organin e akuzës, Paplekaj është autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas Prokurorisë, në incidentin e rëndë që shoqëroi fushatën zgjedhore, ka rezultuar se Arbër Paplekaj, përveç viktimës, ka qëlluar me armën e tij edhe efektiven e Policisë Xhensila Sota, e cila kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në konfliktin mes shtabeve elektorale të PS-së dhe PD-së.

Në masakrën e Elbasanit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera, ka rezultuar se Paplekaj është personi që qëllon në këndin e drejtimit, ku dhe punonjësja e policisë është duke qëndruar prapa një furgoni të forcave të rendit.

Përveç Paplekajt, Prokuroria ka dërguar për gjykim edhe disa emra të tjerë që përfshihen në këtë dosje penale.

Ata janë dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si edhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’, të cilët akuzohen të gjithë për shpërdorim detyre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *