• |
ide | kryesore

Zbulohet filmimi i fshirë nga ‘The Mask’

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar një filmim i papublikuar më parë nga filmi i viteve 90, ‘The Mask’.

Përdoruesi i Twitter @TerrorActo_ është përgjegjës për pamjet e publikuara. Në të mund të shihni Peggy Brandt, gazetaren që po heton se kush fshihet pas maskës, duke tbuluar personazhin e Carrey, Stanley Ipkiss.

Më pas ajo i drejton armen Peter Greene   por ai, falë fuqive të “Maskës”, e thyen armën. Me pas ai  hedh Peggy-n  e cila perfundon duke u shtypur nga nje makineri. Skena e fshirë mund të shihet pikërisht në fund të klipit. Chuck Russell shpjegoi se vendimi i tij për ta fshirë atë skenë ishte për shkak se ajo ishte shumë e fortë për llojin e filmit që ai donte të krijonte.Përveç kësaj, një tjetër faktor kyç ishte protagonisti, Jim Carrey. U zbulua se Careykishte shumë ndikim në produksion dhe gjithashtu donte të hiqte skenën nga filmi.

The Mask u publikua më 29 korrik 1994, nga New Line Cinema. Filmi fitoi mbi 351 milionë dollarë  gjë që e bëri atë filmin më fitimprurës të bazuar në një komik. Ai ndikoi gjithashtu në ringjalljen e muzikës swing në vitet 1990. Carrey u nominua për një Golden Globe për rolin e tij dhe filmi u nominua për Çmimin e Akademisë për Efektet Vizuale . Një vazhdim i pavarur, Son of the Mask, u publikua në vitin 2005./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *