• |
ide | kryesore

Zëri Amerikës komenton përplasjen Rama Kim

-Instant, Të fundit



Pak më pas, për të njejtën çështje u prononcua po në Twitter, kryeministri Edi Rama. Si për të shuar dyshimet se postimi i tij nuk është një replikë ndaj ambasadores, ai që në krye shkruan se është “plotësisht dakort me Twitterin e ambasadës amerikane”. Por ndërsa vë në pah se kreun e SPAK e zgjedh vetëm “Këshilli i Lartë i Prokurorisë që varet vetëm nga anëtarët e vet” dhe askush tjetër, përfshirë dhe qeverinë, bie në sy fakti mënyra se si e veçon përfaqësinë amerikane në këtë listë kur shkruan “ambasada jo e jo”.

Sipas kryeministrit anëtarët e KLP-së nuk duhet “të dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve”, duke saktësuar se”ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”.

Një fjali që lë vend të interpretohet, si një tjetër referencë ndaj ambasadores Kim, e cila në Twitterin e saj kishte treguar se “gjatë javës së fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një kreu të ri të SPAK, i cili do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa frikë apo favore”. Ndërsa postimi i saj mbyllej me pohimin se “do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes për SPAK për t’u siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”.

Duket se ambasada amerikane ka marrë sinjale të qarta për përpjekje për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, ndryshe nuk shpjegohet këmbëngulja publike dhe e vazhdueshme ndaj kësaj çështje. Fillimisht ambasadorja Kim e ngriti shqetësimin sapo KLP miratoi tre kandidatët Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Ndërsa dje duke folur në një aktivitet të Këshillit të Lartë Gjyqësor deklaroi se emërimet në instiucionet e Drejtësisë nuk duhet të shënojnë një kthim në të shkuarën.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim duke folur në konferecën e organizuar nga KLGJ

Dhe pikërisht, në mesin e këtyre përpjekjeve të saj, ministria e Jashtme shqiptare, në mënyrë të papritur dhë në shkelje të praktikave diplomatike, nxorri një njoftim se kishin nisur procedurat e zëvendësimit të ambsadores Kim, e ardhur në Shqipëri në janar të vitit 2020. Por zonja Kim deklaroi dje, qartazi si përgjigje ndaj ministrisë së Jashtme, se “do të qëndroj dhe ca më gjatë” se mandati që si rregull zgjat 3 vjet.

Kryeministri Rama e mbrojti mbrëmë njoftimin e ministrisë, se sipas tij nuk ka asnjë shkelje të etikës diplomatike, duke përsëritur skadimin e mandatit të ambasadores, por pa shpjeguar se përse Shteti shqiptar u dashka të bëjë publike praktikat e brendshme të një vendi tjetër.

Armand Mero/ VOA



5 Comments

  1. Kur do zgjidhej kreu i pare i SPAK-ut na u tha se ky nuk ka asgje ne dore . Tani po shohim nje “lufte” midis te gjatit tone dhe zj.Kim . Pse behet kjo “lufte” kur kreu i SPAK-ut nuk ka asgje ne dore ? Sepse , kur keta te thone se kjo pune behet per kete arsye , kur te thone se nga kjo reforme perfitojme kete gje dijeni se qellimi eshte diçka tjeter dhe kurre ajo qe na servirin keta horra . Gjithmone kane bere ate qe u leversis xhepave dhe qellimeve te tyre dhe kurre per interesat e Shqiperise dhe Shqiptareve .
    Meqe ra fjala , ne kete “beteje” do fitoje me çdo kusht i gjati ine . Atij nuk i intereson se perballe eshte Amerika apo kudo qofte tjeter , i gjati ine per interesa te tij behet kundra kujtedoji . Per interesa te tij dhe per te mbrojtur menderen e tij ai behet kundra Shqiperise , Shqiptarve , familjes se tij , femijeve te tij …. biles edhe kundra Zotit (Zoti me falte) .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *