• |
ide | kryesore

42 unaza nga “Fejesat e Mëparshme”, krijimi i fundit i Drake

Paparazzi, Slider


Çudirat e VIP-ave nuk kanë fund, por kjo e Drake i ka kaluar të gjitha pritshëmritë.

Reperi i ka shtuar koleksionit të tij të bizhuterive një aksesor të ri. Varësja miliona dollarshe e Drake mbart një kuptim vërtet të veçantë njëkohësisht edhe të çuditshëm.
Miku i Drake, dizajneri i bizhuterive, Alex Moss ka zbuluar kuptimin që fsheh varësja e artistit. Çdo unazë që gjendet aty përfaqëson herët kur Drake për pak i ka propozuar një gruaje për fejesë, por si përfundim nuk e bëri asnjëherë.

Pra 42 unaza diamanti për 42 herët që reperi ishte në prag të bërjes së “pyetjes së madhe”.
Ishte sërish Moss ai që e prezantoi këtë varëse në Instagramin e tij me mbishkrimin: “Krijimi i ri, i quajtur “Fejesat e mëparshme”, për të gjitha herët që ai mendoi të propozonte, por nuk e bëri kurrë”.
Më herët në një intervistë me Howard Stern, Drake foli pa dorashka rreth jetës së tij romantike.
Pasi prezantuesi e pyeti nëse ai mendon se do të martohet ndonjëherë, reperi u përgjigj: “Jam i sigurt se mund të [martohem]. “Mendoj se përfundimisht, pasi e gjithë kjo të thuhet dhe bëhet për ne. Ajo varësia e punës dhe e suksesit dhe e lëvizjes përpara ka marrë fund.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *