• |
ide | kryesore

Berisha me fituesit e primareve: Keni ridimensionuar pluralitetin në PD dhe në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me kandidatët fitues të primareve.

Berisha deklaroi se ku është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe të demokracisë

“Për këtë sallë, për këtë seli, për PD-në kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Kurrë ndonjëherë më parë këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë vota nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në tërë ekzistencën e saj. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne. Është një zhvillim jashtëzakonisht i vyer, i çmuar, në rrugën tonë të konsolidimit të vlerave dhe të demokracisë. Ju keni dalë nga një garë, keni konkurruar me bashkëluftëtarët tuaj, keni dëshmuar në tërësi civilitet, integritet, transparencë dhe me garën që keni bërë keni transformuar, ridimensionuar pluralitetin në gjirin e PD-së, por edhe në Shqipëri në tërësi. Nuk ka parti më të hapur se sa partia që bazohet në garën konkurrencën e lirë dhe të ndershme të zgjedhjes së institucioneve të saj. Nuk ka parti më të hapur se sa partia e cila vendos pluralitetin dhe votën e lirë në themel të zgjedhjes së qeveritarëve të saj vendorë, qendrorë dhe drejtuesve të saj.
Nuk ka parti më të hapur, në mënyrën më demokratike se sa një parti që përveç anëtarëve të vet fton të votojnë dhe simpatizantët e saj”, deklaroi Berisha.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *