• |
ide | kryesore

Digjet shtëpia në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Arkiva



Një banesë në fshatin Gorre, Kurbin është përfshirë nga flakët. Shtëpia, brenda së cilës nuk jetonte njeri, u shkrumbua nga zjarri që nisi në orët e vona të mbrëmjes. Zjarri rrezikoi të prekte banesat pranë, mirëpo, zjarrëfikësja mundi ta shuante në kohë, duke bërë që ngjarja të mos merrte rrjedhë tjetër.

Paraprakisht, dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *