• |
ide | kryesore

Eddie Murphy nderohet për kontributin e tij në aktrim

Paparazzi, Slider


Eddie Murphy do të nderohet me çmimin Cecil B. DeMille.

Aktorr do të marrë çmimin në ceremoninë e ardhshme të Golden Globes, njoftoi të mërkurën Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollivudit. Më parë, Murphy ka fituar gjashtë nominime për Golden Globe, duke përfshirë yllin e ri të vitit në vitin 1983 për filmin 48 Hrs. Nominimet e tij të tjera për aktrim erdhën për filmat Trading Places, Beverly Hills Cop, The Nutty Professor, Dreamgirls dhe Dolemite Is My Name.

“Ne jemi të nderuar t’i prezantojmë çmimin Cecil B. DeMille të këtij viti  z. Eddie Murphy,” tha presidentja e HFPA, Helen Hoehne në një deklaratë për shtyp. Jemi të emocionuar që po festojmë ndikimin e qëndrueshëm në film dhe televizion që karriera e tij – para dhe pas kamerës – ka pasur gjatë dekadave.”

Aktori i Coming 2 America luan në komedinë e Netflix You People me Jonah Hil. Gjithastu është duke punuar në vazhdimin e Beverly Hills Cop: Axel Foley. Marrësit e mëparshëm të çmimit Cecil B. DeMille, i cili vendoset nga Bordi i Drejtorëve të HFPA, përfshijnë; George Clooney, Jane Fonda, Morgan Freeman, Oprah Winfrey, Harrison Ford, Jodie Foster, Steven Spielberg, Denzel Washington, Robin Williams, Tom. Hanks dhe më shumë. Çmimet Golden Globe 2023 do të transmetohet më 10 janar./Lapsi.al

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *