• |
ide | kryesore

Eurostat: Shqipëria më e varfra, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Eurostat



Sipas Eurostat, Shqipëria ka vijuar të jetë e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në vitin 2021 dhe me fuqinë më të ulët blerëse, duke zgjatur kështu rekordin negativ të mirëqenies së banorëve të saj, në krahasim jo vetëm me vendet e Bashkimit Europian, por edhe shtetet e tjera të rajonit.

Sipas të dhënave të sapopublikuara të Eurostat, në vitin 2021 vendi ynë kishte Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, të shprehur në bazazinë e fuqisë blerëse, sa 32% e mesatares së Bashkimit Europian.

Ndonëse ka një përmirësim të lehtë me 1 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm, shtetet e tjera të rajonit kanë ecur më shpejt në të ashtuquajturin proces të konvergjencës që nënkupton rritjen me ritme më të shpejta se BE, me synim për të kapur mesataren europane brenda një periudhe të caktuar.

Psh, për Maqedoninë e Veriut treguesi u përmirësua nga 38% e mesatares së BE-së në 42% për të njëjtën periudhë. Për Serbinë treguesi është 44%, për Malin e Zi 48% (nga 45% në 2020-n). Edhe Bosnjë Hercegovina renditet përpara Shqipërisë me 33% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Lexo më tej: Financial Times: Si varfëria dhe premtimet e rreme po çojnë shqiptarët në Britani 

Në treguesin tjetër, atë të Konsumit Individual për frymë (AIC) që mat konsumin sipas barazisë së fuqisë blerëse dhe nivelit të çmimeve, Shqipëria renditet po e fundit, me 39% të mesatares së Bashkimit Europian, njësoj me vitin e kaluar dhe shumë më e ulët se mesatarja prej 48% e vendeve kandidate (përjashtuar Turqinë).

Ndërsa për treguesin e të ardhurave për frymë, diferenca me shtetet e rajonit nuk është shumë e lartë, në treguesin e konsumit individual ajo thellohet, duke reflektuar aftësinë e ulët të fuqisë blerëse të shtetasve shqiptarë për të ardhurat që kanë, e lidhur me çmimet relativisht të larta në vend (shënim i Monitor).

Pas Shqipërisë është Bosnjë Hercegovina me 41%, Maqedonia e Veriut 51%, Serbia 53%, Mali i Zi 60%.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2021, ashtu si në vitin 2020, Luksemburgu dhe Irlanda shënuan nivelin më të lartë të PBB-së për frymë të shprehur në barazinë e fuqisë blerëse në BE, me 168% dhe 119% mbi mesataren e BE-së.

Të dhënat tregojnë dallime thelbësore midis shteteve anëtare të BE-së për sa i përket PBB-së për frymë, e përdorur për të matur aktivitetin ekonomik. Pas Luksemburgut dhe Irlandës, Danimarka (33% mbi mesataren e BE-së), Holanda (30% më lart), dhe Austria dhe Suedia (të dyja 23% më lart) vijnë në krye të listës me një GDP për frymë, që është mbi 20% mbi mesataren.

Në të kundërt, Bullgaria (43% nën mesataren e BE-së), Greqia (36% më pak) dhe Sllovakia (31% më pak) shënuan PBB-në më të ulët për frymë.

Në vitin 2021, nivelet e konsumit aktual individual (AIC) në BE treguan dallime të konsiderueshme. AIC mat mirëqenien materiale të familjeve, AIC për frymë e shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) dhe varionte nga 65% në 144% të mesatares së BE-së në të gjithë Shtetet Anëtare në vitin 2021.

Lexo më tej: Eurostat: Shqipëria, vendi me varfërinë më të lartë energjetike në Europë 

Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të AIC për frymë në BE me 44% mbi mesataren e BE-së, i ndjekur nga Gjermania (20% më lart), Danimarka (19% më lart), Austria (17% më lart) dhe Belgjika (16% më lart). Në vitin 2021, nëntë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së.

Nivelet më të ulëta të AIC për frymë u regjistruan në Bullgari (35% nën mesataren e BE-së), Hungari (30% më pak), Sllovaki (29% më pak), Kroaci (28% më pak) dhe Greqi (25% më pak). MONITOR



14 Comments

  1. Kjo sepse fatkeqesisht shumica e punedhenesve e bejne si juve shefat te juve te medias qe zyrtarisht ju paguajne me rrogen minimale ndersa pjesen tjeter jua japin nen dore.

    Evazion fiskal i i neveritshem dhe vjedhje e paster e shtetit nga ata qe dite per dite ju kerkojne te llapni kundra qeverise se poshter dhe neper studio bejne si te prekur ne bythe per interesat e vendit.

  2. Shpifjeeeee

    Jemi nder me te pasurit ne europe

    Europa na ka inat.
    Edi Rama eshte kryeministri me i mire i te gjithe koherave . U rente kolera shpifarakeve te europes

  3. Cdo gje ka shkuar per lesh per Shqiperine dhe shqiptaret ne keto 10 vite te udheheqjes se tij hyqymetit dhe largqoftit Edvin Kerma. Ahhh po, nje sektor ka shkelqyer…zhvatja nepermjet PPPve.

  4. MIREMENGJES ne radhe te para patronazhistave palikara!

    Dhe me statistikat me te fundit ku sigurisht zeme vendin e pare nga fundi ju uroj nje dite sa me te bukur.

    Rekord Europian. Ja kaluam Strasburgut, Hamburgut dhe Luksemburgut, kush me kundershton e pret Burgu.

    1. Statistikat nuk paraqesin realitetin pasi rrogat e verteta jane 2-3 here me shume nga ato qe punedhenit deklarojne.

  5. Ne cdo vend rrogat jane me te larta nga ato qe deklarohen30-40% kjo eshte endemike sidomos per evropen jugore. Po ne jemi beterr, te deklaruara a po e padeklaruara!

  6. Gabimi më i madh që ka bërë Ramzi Alia, ka qenë për dy peshqeshet që i solli politkës shqiptare. Partisë Demokratike i pruri Sali Berishën, një ish-komunist nga më të devotshmit dhe Fatos Nanon që e vuri në krye të PS-së. Janë dy nga drejtuesit më të gabuar që ka patur Shqipëria, njëri përfundoi në pijanec dhe tjetri përfundoi në një njeri non grata nga SHBA”, tha Reso,iku koha kur shqiperia ishte pas gjermanise e dyta.kete e di i madh e i vogel qe jemi te fundit dhe do jemi sa te jene salih metaj spiunet komuniste ne politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *